Me rastin e 801 vjetorit të lindjes së figurës së ndritur të Ibrahuim Rugovës në Tiranë u organizua konferenca shkencore “Dr. Ibrahim Rugova dhe shtet-formimi në Kosovë”. Studiues, njohës të historisë dhe politikan vlerësuan kontributin e Rugovës për themelimin e shtetit të Kosovës, ndërsa u shprehën se populli e besoj verbërisht atë.
2 dhjetori i vitit 2024, shënon 80-vjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës, një prej figurave më të shquara të historisë së Kosovës. Rugova, i njohur si “Presidenti Historik” i Kosovës, mbetet një simbol i unitetit, paqes dhe përpjekjeve për liri e pavarësi të popullit shqiptar të Kosovës. Rugova shërbeu si Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës, duke kontribuuar nga viti 1992 deri në vitin 2000 dhe sërish nga viti 2002 deri në vdekjen e tij në vitin 2006.
Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Presidentit historik të Kosovës në Tiranë u organizua konferenca shkencore “Dr. Ibrahim Rugova dhe shtet-formimi në Kosovë”, ku mori pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Në fjalën e tij, Enver Bytyçi u ndal te figura e Rugovës, që themeloi shtetin e Kosovës, duke nënvijëzuar punën e tij për ruajtjen e rendit në një kohë të vështirë.
“Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”, ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës. Ibrahim Rugova mbetet një frymëzim për të gjithë ata që besojnë në forcën e paqes, dialogut dhe vizionit për të ardhmen”, tha Bytyçi.
“Ibrahim Rugova u bë pjesë e skenës publike, si një figurë me destinë të veçantë. Rugova arriti të elektrizonte besimin e shqiptarëve për ta ndjekur e për të përqafuar lirinë, ndonëse në kohë të vështirë”, u shpreh Skënder Durmishi, Rugova e kishte vizionin e qartë.