Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Ballkani i hapur merr fund, arkivohet si nga kapitujt më të zinj që shkatërroi mijëra ferma në Shqipëri. Berisha tha se, ne do t’i rikthehemi fuqishëm mbështetjes së bujqësisë, nuk ka vend të zhvilluar pa bujqësi të zhvilluar.
Praktikat më të padëgjuara ndonjëherë, kurrë. Kanë instaluar në këtë vend një grup hajdutësh që u transferuan nga Bashkia Tiranës në qeveri.
A mund të imagjinojë kush që, një rrugë, konkretisht gjysma e Unazës së Tiranës, 13 kilometra të Unazës së Tiranës, të copëtohen në 14 lote, 14 kontrata për të vjedhur, për të gjobitur 14 herë. Është skema klasike që përdorte Edi Rama me lejet e ndërtimit.
Edi Rama jepte leje, do ndërtonte ndërtuesi një pallat, leja ishte për në shkallë, për shkallën tjetër lejen tjetër, për shkallën tjetër lejen tjetër që ta vilte tri herë.
Dhe këta, sollën këtë skemë. Sollën këtë skemë, dhe sot nga 57 miliardë euro buxhete të përbashkëta në 11 vite. Më thoni, çfarë kanë ndërtuar? Ku janë?
Një pjesë e mirë të rrugëve të nisura në atë kohë nuk kanë përfunduar. Nuk ka përfunduar Unaza, janë ndërtuar tre lote në atë periudhë. Nuk ka përfunduar rruga Qukës- Qafë Plloç, akoma vazhdohet dhe punohet në Bajpasin e Vlorës. Rruga e Arbërit është bërë tërkuz, nuk përfundon kurrë.
Kurse miliardat zhduken.
Ndaj dhe, nuk mund të ketë asnjë lloj dyshimi se, ne do ndërtojmë, jo, ne do të ndërtojmë.
Natyrisht, ne do iu kthehemi ujërave. Kemi patur dhe kemi objektiv 24 orë ujë për shqiptarët. Shqipëria është vendi më i pasur me ujë. Me paratë e tunelit të Llogarasë, i cili shkurton gjithësej 13 minuta dhe përjashton qafën më panoramike të Shqipërisë. Ia lidh sytë Llogarasë tuneli. Me atë tunel sistemoje ujërat e zeza nga Semani gjer në Ksamil. Që të gjitha derdhen në det sot, dhe ato që ndërtuam ne, dhe ato i kanë jashtë funksionit.
Dhashë këtë shembull.
Ne do ndërtojmë, do ndërtojmë fuqishëm, por ne fondet, përparësi absolute ne do të kemi qytetarin.
Jo vetëm qytetarin në nevojë, jo. Ne rikthehemi parti konservatore, parti e taksave të ulëta. Ne jemi për begatimin e shqiptarëve.
Dhe besojmë se rruga për të rritur të ardhurat dhe për të rritur mirëqënien kalon nëpërmjet uljes së taksave. Iu rikthehemi taksave të ulëta, siç kemi qenë, edhe më shumë mund t’i studiojmë, mund t’i ndjekim.
Rikthehemi fuqishëm mbështetjes së bujqësisë. Nuk ka vend të zhvilluar pa bujqësi të zhvilluar. E përsërisin shpesh fermerët këtë, por e përsërisin me shumë të drejtë.
Edhe sikur 3% prodhim kontribut të kenë në prodhimin e brendshëm kombëtar, ata duhet të jenë një sektor i zhvilluar, jo i braktisur si është sot.
A ka gjë më absurde se të përcaktosh 44 milionë euro për 20% të popullatës në Shqipëri që kontribuon me 20% të PBB.
Jo, ne u rikthehemi fuqishëm subvencionimit të fermerëve. I rikthehemi orientimit të fruti kulturës. Ne nuk diktojmë, por nxisim, dhe do nxisim ne. Krahas prodhimeve të fushës, ne do nxisim fuqishëm mbjelljen e kodrave dhe maleve me dru frutorë.
Faik Konica, e quajti Shqipërinë në meritën e tij më të madhe: kopështi shkëmbor.
Shkëmbor, se shkëmbore është Shqipëria, të jemi realistë. Shkëmbore, por është kopësht. Bëhet kopësht, ne do ta bëjmë. Do iu rikthehemi projekteve. Iu rikthehemi ullirit, iu rikthehemi arrorëve, iu rikthehemi druve frutorë.
Nga ana tjetër, absolutisht do të subvencionojmë çdo kokë bagëti, çdo njesi prodhimi. I japim fund taksimit armiqësor ndajr fermërëve. Armiqësor ndaj tyre.
Ballkani i hapur merr fund. Arkivohet si nga kapitujt më të zinj që shkatërroi me mijëra e mijëra ferma në Shqipëri.
Nuk shkatërrohen fermat në BE, jo, sepse kanë rregulla, i kanë kuotat.
Nuk pranon kush, të hapë kufirin për fermerët e tjerë që të shkatërrojë fermerët e tij.
Jo, jo, nuk është e vërtetë. Ëstë e vërtetë siç ka funksionuar me kuota, funksionin me rregulla.
Dhe siç keni parë ju, nuk keni dëgjuar ju, të ankohet fermeri gjerman për fermerin francez, apo fermerin italian. Kurse ky shkoi i hapi në një akt antikombëtar me mashtrimin se kamioni vonon 1300 ditë në dogana. Hapi kufijtë.
Natyrisht, fermerët që marrin subvencione 8 herë më shumë se sa fermeri ynë. Fermerë të cilët kanë në tokat e tyre investime miliarda e miliarda edhe gjatë Jugosllavisë së Titos.
Ata janë më prodhues, janë më kompetitivë.
Kështu që, ne do t’i bëjmë një mbështetje të fuqishme bujqësisë”, u shpreh Berisha.