Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike do realizojë shumë në të ardhmen dhe ka realizuar shumë në të shkuarën, por kjo është fitorja më e vështirë dhe më e rëndësishme e saj. Berisha tha se, kjo diktaturë pati mbështetjen më të fuqishme nga perandoria e Xhorxh Sorosit.
Berisha: Një diktaturë është diktaturë dhe kjo diktaturë nuk ishte e vetme.
Kjo diktaturë pati mbështetjen më të fuqishme nga perandoria e Xhorxh Sorosit.
Kjo parti u ngrit kundër kësaj diktature dhe perandorisë së Xhorxh Sorosit.
Imagjino të sjellësh Sekretarin e Shtetit, siç bëri perandoria e Sorosit, në një vend ku të nesërmen do të dënohej kryezbuluesi i tyre se ishte korruptuar nga ky kryeministër që i vije ti.
Imagjinoni se çfarë mbështetje.
Dhe të gjitha këto absolutisht jo nga interesa të vërteta të politikës amerikane, por interesa të Xhorxh Sorosit për të mbrojtur me çdo kusht narkodiktaturën në Shqipëri.
Unë dhashë këtë shembull.
Unë mendoj se ringritja e PD është absolutisht si Feniksi nga hiri. Po!
Mos harroni një moment, mos harroni fillimet, kur njerëzit me besimin e pakufishëm në SHBA, nuk mund të imagjinonin kurrë se ky ishte një veprim sorosian. Por gradualisht u ngritën në këmbë kundër të keqes.
Të duket pak fitore kjo? Nuk ka fitore më të madhe.
PD do realizojë shumë në të ardhmen dhe ka realizuar shumë në të shkuarën, por kjo është fitorja më e vështirë dhe më e rëndësishme e saj.
Pasi dështuan në këtë grusht shteti, PD u bashkua.
Në takimin e parë të Foltores ka pasur një slogan: Për një PD më të bashkuar, më të hapur, më të fortë. U përça PD, por u bashkua.
Unë them se kjo është fitore.
Ia morën logon partisë dhe flamurin. U detyruan t’ia rikthejnë. Unë them se kjo është fitore.
Arrestuan pa asnjë provë, fakt dhe ja ku jam. Nuk pranova kurrë të shkelja Kushtetutën.
Pra, sigurisht diktatura është në fuqi, jam i vetëdijshëm, por sot jemi më të fortë se kurrë kundër saj.
Nga një forcë e izoluar, sa që kur vinin njerëz në këtë seli, kërcisnin telefonat e ambasadës së SHBA të kontrolluar nga Sorosi, gjëra të turpshme që tejkalojnë romanet e Oruellit, po ja ku jam sot.
Sigurisht udhëtim i vështirë dhe prapë jemi në të përpjetë, nuk është se kemi rrafsh, por jemi të sigurtë që do fitojmë.
Jemi të sigurt se mbrojmë kauzën e drejtë.
Nuk është realitet shqiptar ai që paraqesin. Mashtrojnë. Është e vërtetë që Shqipëria ka hapur negociatat, por i ka hapur vetëm për faktorin gjeostrategjik.
Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht për negociatat. Unë e kuptoj se ata që kanë votuar nuk e pëlqejnë, por unë do them të vërtetën.
Dhe gradualisht ata siç e kuptuan në rezolutat e CDI dhe PPE, do e kuptojnë.
Është e pashpresë kjo diktaturë.