Balla liroi terroristët që i vunë tritolin Lulzim Kullës, prokurori sot është anëtar i KLP-së

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatw konferencws pwr shtyp hodhi akuza ndaj Taulant Ballës. Berisha tha se, Taulanti shkon dhe liron terroristët që i vënë tritolin Lulzim Kullës prokuroi Vat Stafa që u ngarkua nga Taulanti për lirimin e tyre, sot është anëtar i KLP-së.

“Të gjitha opsionet janë të hapura, por ne e mbështesim plotësisht protestën para Skrapit të partisë, para Ministrisë së Brendshme, para narkopolicisë së shtetit, narkoministrisë së brendshme, para organeve të diktaturës. Ne jemi në një diktaturë ku do të protestojmë me mosbindje civile para organeve të saj.

Edhe njëherë, ata që mendojnë se duhet të kursehen organet e diktaturës, ata harrojnë që jetojmë në diktaturë dhe janë shtylla që e mbajnë diktaturën.

Është e vërtetë që kreu i regjimit është Edi Rama, por ne çdo ditë bëjmë betejë kundër tij, dhe kundër gjymtyrëve të tij. Pra gjëja më normale.

E lexoni ju këtë. Shikoni në gjysëm faqe, se çfarë krimesh ka aty. Mirë thotë, ky ministri është burrë i mirë, për Taulantin, burrë i mirë shumë. Do ti zbërthejmë, i fsheh Dumani, por ju garantoj se do të ua sjell këtu të gjitha, nuk ka diskutim. Nuk mund ti fshehin. Do gjinden kush janë. Do të thotë të flesh me krimin. Çdo gjë do të publikohet.

Ne kemi kërkuar Komisionin e të vërtetës dhe komisioni i të vërtetës është zgjidhja absolute më e mirë, ku shqiptarët të dinë se cili është Olsi. A i bleu kostumet Olsi, merrja masat si me kështu, se është treguar shumë i mirë ai. Se ku ministri është burrë i mirë. Të ja çosh ti, 20 mijë euro, po e po, ato 20 mijë euro janë përpara, për lirim. Për ti bërë të gjitha këto. Kjo është vetëm një faqe, e cila ka brenda të paktën 15 krime. Në një faqe 15 krime.

E pse të mos i them unë atij Dumanit, superkriminel që fle mbi këto. Ai duhet të jetë i pari ti nxjerrë ato. Sigurisht. Ka të tjera, do ju sjell unë këtu, kur Taulanti shkon e liron terroristët që i vënë tritolin Lulzim Kullës. Dhe Vat Stafa është anëtar i KLP-së, prokuroi Vat Stafa që u ngarkua nga Taulanti për lirimin e tyre, sot është anëtar i KLP-së.

Këta janë një bandë kriminale. Klasifikim më të fortë, më të saktë ka thënë CDI; Krimi dhe shteti janë një sipërmarrje e përbashkët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali 3 mln euro me shkollën në Manzë/ Garo: Do të hetohen dhe ndëshkohen abuzuesit me fondet e rindërtimit

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit …