Liljana Elmazi: Buxheti 2025, buxheti i vjedhjes më të madhe në histori!

Fjala e drejtueses së Departamentit për Sipërmarrjen, Liliana Elmazi

Si dhe 11 buxhetet e mëparshme të tufës grabitqare rilindase, edhe ky buxhet është grabitja e rradhës , madje më e madhja. Kemi dëgjuar alifmatraket e ekonomisë këto ditë të mburren me buxhetin më të madh në histori, dhe në fakt kanë të drejtë, më i madhi është në vjedhjen e grabitjen e qytetarëve të Shqipërisë.

Shqipëria investon mbi 6 për qind të PBB-së nga të ardhurat buxhetore. Bashkimi Europian në vitin më të mirë arrin të investojë rreth 2.7 për qind. Dhe kjo nuk e tregon të gjithë historinë.

Pyetja është ku i gjen Shqipëria paratë të mbajë një nivel kaq të lartë investimesh publike? Dhe përgjigja është e thjeshtë, Qeveria u merr paratë pensionistëve, të sëmurëve dhe nxënësve në shkolla.

Qeveria shqiptare kursen minimalisht 1 miliardë euro në vit nga mbajtja e pensioneve në nivele qesharake, 400 milionë euro nga hedhja e barrës së financimit të sëmundjeve në xhepat e qytetarëve dhe po kaq nga nënfinancimi i sistemit arsimor.

Në rrafshin teorik orientimi i buxhetit drejt investimeve janë politika më e mirë buxhetore. Investimet rrisin ekonominë, krijojnë vende pune, nxisin prodhimin dhe shtojnë produktivitetin në ekonomi. Me pak fjalë ato rrisin tortën e ekonomisë dhe ideja është pikërisht kjo. Qeveritë tregohen agresive me investime pë ko r periudha të caktuara kohore për të rritur tortën, që më pas të shpërndajnë më shumë për të gjithë. Por problemi është se në Por pse qeveria këmbëngul në këtë drejtim? A udhëhiqet mbajtja e investimeve kaq të larta duke shtrydhur të gjitha shpenzimet e tjera jetike vetëm nga qëllimi i mirë për të rritur tortën? Në fakt, ka dhe një incentivë tjetër. Pensionet nuk i vjedh dot. Ndërsa tenderat e investimeve po.

Politika buxhetore e Shqipërisë nuk është asgjë tjetër vetëm një mekanizëm rentier, i cili thith paratë nga shtresat vulnerabël të shoqërisë dhe i çon ato për të pasuruar pafundësisht një grusht nënkontraktorësh të shtetit. Këta të fundit, ndryshe njihen edhe si oligarkë. Dhe për sa kohë kjo do të vazhdojë të ndodhë, shqiptarët do të vazhdojnë të braktisin vendin në masë, ashtu siç ka ndodhur.

Ky është thjesht një sistem i krijuar nga incentiva për të vjedhur. Kaq e thjeshtë është. “buxheti më i madh në histori!”

Detyra kryesore e një qeverie është që paratë që mbledh nga taksapaguesit t’ua kthejë mbrapsht qytetarëve të saj, duke i shpenzuar në mënyrë sa më eficiente, në mënyrë që t’u rrisë atyre mirëqenien, të japë pensione që nuk janë lëmoshë, të cilat nuk dalin as për të jetuar, të përmirësojë infrastrukturën, të ofrojë shërbime shëndetësore të standardit të lartë, pa qenë nevoja për shpenzime nga xhepi, të krijojë një mjedis ekonomik të përshtatshëm që nxit konkurrencën e lirë dhe u jep të gjithëve shanse të barabarta.

Menaxhimi i financave publike prej vitesh vuan nga një shpërndarje jo e drejtë e burimeve. Teksa Prodhimi i Brendshëm Bruto dhe buxheti i shtetit pothuajse janë dyfishuar në dekadën e fundit, Shqipëria ka aktualisht 42% të popullsisë së saj në rrezik te varferise. Shpenzimet, asetet në fokus, jo njerëzit. Në anën tjetër, pensioni mesatar në qytet në vitin 2023 ishte 183 euro dhe në fshat, 110 euro, shumë herë më poshtë se niveli relativ i varfërisë 6.7 USD në ditë 201 USD në muaj) dhe niveli më i ulët në Europë. Buxheti duhet të shërbejë si mekanizëm. Së pari, mosshpërdorimi i parave të taksapaguesve. Vitet e fundit treguan se shumë projekte të mëdha të ashtuquajtura të Partneritetit Publik-Privat PPP ishin vetëm skema korruptive, që nuk sollën asnjë vlerë për publikun dhe një pjesë e tyre sot po hetohen nga SPAK.

Siç konkluduan dhe fituesit e Nobel-it në ekonomi për këtë vit, fajin për varfërinë apo pasurimin e një vendi e ka politika dhe qeverisja.

Përshembull shpenzimet për sistemin shëndetësor që është premtuar të jetë universal, pra të jetë falas, janë sa 2,8% e PBB-së.

Vendet që tentojnë shërbimin universal falas, shpenzojnë nga 10% deri në 17.8% te Prodhimit të Brendshëm bruto në vit. E megjithatë, sërish 14 % e shpenzimeve mjekësore dhe shendetësore mbulohen nga vetë qytetarët privatisht. Atëherë si dreqin “buxheti më i madh në histori me 2.8% të PBB-së në sherbime shëndetësore do të mund të ofroj shërbim shëndetësor falas?! Është thjeshtë e pamundur ekonomikisht.

About Redaksia

Check Also

Kalaja: Veliaj të japë llogari për orgjitë që ka bërë në institucionin që drejton!

Aktivistja Adriana Kalaja thotë se, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duhet të japë llogari për …