Fjala e drejtuesit të Departamentit të Financave, Hysen Muçeku
Procesi i hartimit dhe zbatimit të Buxhetit është një proces formal dhe jo transparent.
Buxheti i Shtetit, dokumenti themelor hartohet dhe miratohet pa një konsultim paraprak me kontribuesit e këtij sistemi.
Shqipëria gjeneron më pak të ardhura nga sistemi fiskal se çdo vend i Ballkanit Perëndimor (pa u krahasuar me vendet e BE-së), ndërsa normat tatimore në Shqipëri janë më të larta se në këto vende.
Nga rendimenti i ulët fiskal mungojnë të ardhura në Buxhetin e Shtetit rreth 1.5 miliard Euro, gjithashtu nga keqpërdorimi i shpenzimeve dhe burimeve publike (koncesione/PPP, tendera, shpenzime adiministrative etj…) shkaktohet një dem financiar rreth 1.2 milliard Euro, pra rreth 2.7 milard Euro çdo vit iu mungojnë qytetarëve shqiptar, të cilat shkojnë në xhepat e qeveritarëve dhe klientëve të tyre. (Konstatime këto dhe nga organizmat ndërkombëtar/FMN/KE/BB dhe KLSH).
Modeli Ekonomik i ndërtuar këto vite qeverisje është tërësisht i dështuar, një sistem tatimor kompleks që ka rritur si vështësitë e zbatimit vullnetar të ligjit dhe kostot e administrimit të sistemit.
Prioritete të këtij Buxheti nuk janë sektorët kryesor të ekonomisë, por paraja publike përdoret për projekte që nuk janë prioritare ose që nuk sjellin vlerë të shtuar për qytetarët.
– Shpenzimet për pagat ne Shqipëri zënë 4.9% të PBB-së, kur në vendet e BE-së ato zënë 0.9%, pra 5 herë më të larta, pra kosto e administratës publike është shumë here më lartë, po kështu rriten ndjeshëm shpenzimet administrative të luksit.
– Pjesa kryesore e shpenzimeve publike do të përdoret për investime publike me kosto disa herë mbi ato reale duke rritur ndjeshëm korrupsionin dhe në projekte PPP me mbështjetje buxhetore.
– Vlera totale e kontratave koncesionare/PPP janë në masën 28.1% të PBB që do të jenë një barrë e madhe për tatimpaguesit në vitet e ardhshme.
Ministria e Financave nuk ka rregulluar me ligj të veçantë kontabilitetin dhe raportimin në sektorin publik. Gjithashtu, nuk ka realizuar detyrimi ligjor për të miratuar dhe përcjellë në Kuvend, pasqyrat e konsoliduara vjetore për transaksionet financiare të shtetit.
Buxheti i vitit 2023 ndryshohet me Akte Normative, pa ndjekur procedura të zakonshme parlamentare, si dhe koha e ndryshimeve të tyre është në fund të vitit kryesisht në fushën e shpenzimeve, me pasoja në përdorimin racional dhe të balancuar të fondeve publike. Ky ka qene shqetesim i vazhdueshëm dhe nga Komisioni Evropian, FMN etj.
Fenomeni i përqendrimit të shpenzimeve publike në muajin dhjetor ka ndikuar negativisht treguesit ekonomik; financimet e huaja janë realizuar vetëm 54 % vlera më e ulët e 15 viteve të fundit. Rreth 54% e këtyre shpenzimeve janë kryer në muajt nëntor-dhjetor 2023.
Në auditimin e Buxhetit të vitit 2023 KLSH konstaton një seri shkeljesh në përdorimin e shpenzimeve publike për investime publike, kontrata koncesionare/PPP, shpenzime administrative etj. që kanë ulur ndjeshëm efiçencën e fondeve publike duke shkaktuar dëm ekonomik në shumën rreth 121 milion lekë dhe efekte negative në buxhetin e shtetit në shumën rreth 5 miliard lek.