Fjala e drejtuesit të Departamentit të Ekonomisë në PD, Klodian Muço
Buxheti është një reflektim i politikave dhe prioriteteve të qeverisë në funksion të qytetarit. Ky buxhet i 2025-ës reflekton një qasje të papërgjegjeshme ndaj nevojave të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Më konktetisht nga një analizë e përgjithshme e Projekt – Buxhetit rezulton se ky i 2025-ës po e kthen ekonominë tonë në ekonomi parazitare (e varur tërësisht nga importi).
Sektorët prodhues si industria apo edhe bujqësia janë lënë në mëshirë të fatit edhe për vitin e ardhshëm.
Të dy këta sektorë kishin rënie për vitin 2023, janë me shumë gjasa në rënie dhe në 2024-ën e s’ka si te ndodhë ndryshe për 2025-ën. Buxheti për arsimin në raport me PBB më në fund kapi vlerën e vitit 2012 me 3.3% të PBB (shume larg premtimit 5% të 2013).
Përsa i përket 722 mijë pensionistëve ata do të duhet të presin ardhjen e Partisë Demokratike pasi për ta edhe pse kanë kaluar tashmë 10 vjet nga reforma e dështuar e pensioneve përsëri qeveria u thotë prisni, apo u premton se do ketë rritje. Por në fakt buxheti i 2025 nuk e thotë këtë gjë.
Më konkretisht
Buxheti për rritjen e pensioneve në 2025 është 1.6 mld lekë, projekt buxheti afatmesëm për 2026-ën është 1.7 mld lekë dhe ai i 2027-ës është 2 mld lekë. Kjo të ccon të kuptosh se do kemi indeksim 1-1.5% ne vit. (405 mijë pensionist do vazhdojnë të marrin më pak se pensioni mesatar (18.800 leke) apo sa 24% e pagës mesatare.
Bonuset për fundvit janë parashikuar 3.61mld lekë për 2025-ën, 3.75 mld lekë për 2026-ën dhe 3.8 mld lekë për 2027-ën. Apo rreth 5 mijë lekë në vit.
Nuk po shkoj larg, por te vendet e rajonit.
Maqedonia e Veriut bëri rritje rreth 40 euro në tetor të vitit 2024 për ccdo pensionist e nga 1 Marsi do i rrisë me 40 euro të tjera duke e ccuar pensionin mesatar 405 euro, 250% më shumë se Shqipëria. Praktikisht sa 42% e pagës mesatare.
Mali i Zi rriti pensionet në 2024 me 52% apo me 450 euro. 52% e pagës mesatare.
Në Serbi u rrit me 14.8% duke e ccuar në 440 euro apo sa 36% e pagës mesatare.
Në Kosove pensioni mesatar 190 euro apo sa 30% e pagës mesatare.
Në Bosnje u rrit me 35 euro e shkoi 340 euro apo sa 30% e pagës mesatare.