Vrasja e Alfred Dedjes, krim shtetëror, ishte dëshmitari i masakrimit të Jan Prengës nga banda e lidhur me SPAK

sh-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp foli dhe per vrasjen e Alfred Dedjas, 50-vjeçarit që u ekzekutua të dielën në Ndroq, ishte dëshmitar i vrasjes së Jan Prengës. 

“U ekzekutua në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriu që dinte të gjitha. Ai Dedja kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit. Imagjinoni ju një moment njeriun që e kishin liruar nga burgu këtë Julianin (Gjoshin) që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar tani e urdhëron në një akt in-ekstremis të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës. E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze. Mafia me shtetin të bashkuar”, u shpreh Berisha. 

Sipas Berishës nuk ka pasur kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës. 

50-vjeçari Alfred Dedja u vra të dielën në një restorant në zonën e Ndroqit në Tiranë. Autori i dyshuar është 27-vjeçari Julian Gjoshi, i shpallur në kërkim nga autoritetet. 

About Krye Redaktor

Check Also

Pano: Nxënësit ngrijnë në shkolla, siguria mungon dhe terrenet sportive “me pagesë” – Zëri i të rinjve po shpërfillet?!”

FJALA E ANËTARIT KËSHILLIT BASHKIAK TË TIRANËS TË PD, JONATHAN PANO NË DISKUTIMIN E HAPUR MBI …