CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Bardhi: Shqiptarët nuk kërkojnë lëmoshë, por atë që ju u keni premtuar tash e 12 vite

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi reagoi ndaj ministres së Ramës duke u shprehur se, shqiptarët nuk janë mësuar që të kërkojnë lëmoshë e nuk kërkojnë lëmoshë nga qeveria, por atë që ju u keni premtuar tash e 12 vite.

Bardhi tha se, shqiptarët kërkojnë atë që ju i keni premtuar tash e 12 vite e ju keni qëndruar peng me krahasimin e vitit 2013, duke nxjerr nga ekuacioni një të dhënë domethënëse, se sa janë rritur çmimet gjatë këtyre 12 viteve dhe se si jetoninin me aq të ardhura shqiptarët në 2013 e si jetojnë sot’- u shpreh Bardhi.

“Të nderuar kolegë e bashkëqytetarë, fillimisht një përgjigje për ministren e shëndetësisë që e kishte me shumë zell refuzimin e minimumit jetik, zonja ministre shqiptarët nuk janë mësuar që të kërkojnë lëmoshë e nuk kërkojnë lëmoshë nga qeveria e tyre.

Ata kërkojnë atë që ju i keni premtuar tash e 12 vite e ju kemi qëndruar peng me krahasimin e vitit 2013 duke nxjerr nga ekuacioni një të dhënë domethënëse, se sa janë rritur çmimet gjatë këtyre 12 viteve dhe se si jetoninin me aq të ardhura shqiptarët në 2013 e si jetojnë sot.

Ju i thoni pensionistëve se nuk ka nevojë që të jua rrisin pensionet, do duhet të jenë njëjtë si në vitin 2013, por ju keni harruar se pensionistëve e çdo shqiptari i keni dyfishuar çmimin e energjisë elektike, të ujit të pijshëm, çdo shërbim që marrin dhe e kanë të domosdoshëm për jetësën.

Ju i thoni pensionistëve se nuk ka nevojë për rritje minimum jetik, por harroni që me firmën tuaj si ministre shëndetësi e keni ndryshuar listën e barnave dhe sot ata kanë shpenzime të shtuara për ilaçe e ju sot duhet të jepni përgjigje përse e keni bërë këtë”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Brain Gain si kthim doktrine për Kombin!

Nga Blerim VAKAJ  Jetojmë në një kohë kur pak kush pyet për doktrinën, filozofinë apo …