Berisha: Bazat detare janë dhënë për oligarkët!

Kryetari i PD, Sali Berisha,gjatë fjalës me gazetarët jashtë parlamentit, theksoi se, bazat detare janë dhënë për oligarkët.

“Anulim i të gjithave pa asnjë diskutim dhe rikthim i ushtrisë me radhë.

Ato prishen pa asnjë lloj vështirësie. Ato janë prona të ushtrisë në planin e përhapjes dhe ato nuk mund të jepen kurrë.

Edi Rama për të justifikuar veten, tani deklaroi se pronat e ushtrisë do kthehen për turizëm.

Po kush e bëri Bajramin, Haramin president? Ato prona e bënë. Sepse firmosi pa pyetur Presidentin e Republikës, që nuk mund të firmoste kurrë.

Presidenti i Republikës në Kushtetutë është kryekomandanti i ushtrisë, dhe çdo objekt që ndodhet në planin e përhapjes të Forcave të Armatosura, Saranda ka qenë, Shëngjini ka qenë në një pjesë, Durrësi ka qenë, pra janë të caktuara ato.

Ky, tani këto të gjitha do t’i marrë dhe të ndërtojë.

Nuk mund të bëhet kurrë vetëm për ta, është vetë aksioner…

…Qëndrimi i PD është kategorik kundër dorëzimit të bazave të ushtrisë.

Në raport me oligarkët, kjo parti ka qeverisur në 8 vite. Le të thoni një oligark çfarë ka përfituar nga qeveria. Thoni një përfitim të vetëm, absolutisht asnjë.

Unë denoncoj me emra kur i kap në vepra të rënda, por unë po them që do anulohet sepse ata i kanë marrë përmes Edi Ramës.

Unë e deklaroj publikisht, çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet ushtrisë.

Ai plan përhapje është studiuar nga një kompani shumë e mirë amerikane, e kontraktuar ka mundësi dhe e paguar nga Pentagoni si kompani për të bërë planin e përhapjes së Forcave tona të Armatosura në kuadër të NATO-s.

Ndaj dhe unë nuk do ngurroj kurrë.

Ja unë do denoncoj pas pak orësh një oligark për batërdinë që ka bërë te Kodra e Diellit’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij me median.

About Redaksia

Check Also

Skandali 3 mln euro me shkollën në Manzë/ Garo: Do të hetohen dhe ndëshkohen abuzuesit me fondet e rindërtimit

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit …