Berisha: Dumani të thotë se cili është Olsi që merr përsipër për të liruar kriminelin

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi për gazetarët edhe protestën e pritshme të Partisë së Lirisë në 6 dhjetor para SPAK. Ai u shpreh se, nëse nuk do të jetë i pranishëm fizikisht, do të jetë shpërtërisht aty.

Ndërkaq, ai i ka bërë thirrje Altin Dumanit të zbulojë se cili është Olsi që ka dalë në përgjimet e Altin Hajrit me ish-deputetin Jurgis Çyrbja.

“Edhe nëse nuk jam fizikisht, jam shpirtërisht dhe mbështes çdo protestë kundër një instrumenti diktatorial, një instrument të narkoshtetit që është Skapi i partisë.

E morët vesh ju cili është Olsi?

Dumani e di se cili është Olsi, Dumani e di që nuk është Olsi Dade, është Olsi tjetër.

Po pse e fsheh Dumani, Olsin?

E di, nuk ka nevojë të bëjë zëdhënësin e bandave, por ka nevojë të bëjë transparencë para qytetarëve.

Meqenëse nuk është Olsi Dade, cili është Olsi që merr dy kostume, merr përsipër për të liruar kriminelin.

Unë pres që ta bëjnë ata, por të jeni të sigurt se herën e dytë nuk gaboj.

Herën e parë ishte qytetari dixhital që e dërgoi dhe unë e publikova siç ishte.

Ata e përgënjeshtruar. Tani cili është?

Cili është ky Olsi tjetër?

Ata ranë brenda, treguan se ata po fshehin hetimin, po prishin hetimin e Jan Prengës se morën përsipër të thonë se dëshmitari i vdekur, Dedja nuk ka punuar tek kompleksi i Altin Hajrit.

Dedja ka punuar tek kompleksi i Altin Hajrit dhe ky është një mashtrim që bën Altin Dumani për të fshehur prishjen e hetimeve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali 3 mln euro me shkollën në Manzë/ Garo: Do të hetohen dhe ndëshkohen abuzuesit me fondet e rindërtimit

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit …