Deputeti i PD, Edi Paloka e ka cilësuar Parlamentin e Shqipërisë, noter të qeverisë, që sipas tij i hap rrugë korrupsionit të Ramës dhe ministrave të tij për të vjedhur buxhetin e 2025.
Në një intervistë për Syri Tv, Paloka tha se, deputetët socialistë kanë votuar për t’i dhënë Ramës dhe kabinetit qeveritar, mundësinë për të vjedhur sa më shumë.
Sipas Palokës, ishte e pritshme nga ana e PD që të mos votohej asnjë amendament i propozuar nga ata, për shkak se 8.2 miliardë dollarë të parashikuar për buxhetin e vitit të ardhshëm, janë destinuar të shkojnë për oligarkët që sillen rreth oborrit qeveritar të Ramës.
Paloka thotë se, 90 % e buxhetit të 2025 është i destinuar të vidhet nga kryeministri dhe kabineti i tij, ndërsa 10 % parashikohet të shkojë për qytetarët.
“Në 8 vitet e kaluara kurrë kjo qerveri s’mori nj vendim në interes të qytetarëve, si 8 vitet e kaluara edhe në këto 4 vite, parlamenti bëri noterin për t’i hapur rrugën korrupsionin të kësaj qeverie. Deputetët e PS kanë ngritur dorën për t’i dhënë Ramës e ministrave që të vjedhin sa të mundin. 8.2 mld do iu merren qytetarëve në këtë buxhet, s’ka asgjë për t’u mburrur. Shqiptarët janë populli më i varfër në botë. Mburrja është të thuash se si do e shpenzosh këtë buxhet, që s’është gjë tjetër veçse para që merren nga qytetarët dhe u dërgohen oligarkëve të kësaj qeverie.
S’kisha asnjë iluzion për t’u miratuar amendamentet tona, që ishte minimumi jetik, rritja e rrogave, pensioneve, të përndjekurit, pronarët, shtresat e margjinalizuara. Asnjë s’u miratua.
Kemi dy të kundërta, kemi buxhetin më të madh dhe as 10 % nuk shkojnë për qytetarët, por shkojnë për PPP, koncesionet korruptive dhe ato që janë në pushtet, mbi 90 % e parave të buxhetit. Një amendament të vetëm në favor të qytetarëve s’e miratoi. Sot Rama mburrej se pensionistët po merrnin lëmoshën që u ka dhënë, të mburrësh me këtë është tregues që një qeveri s’duhet të mburret. Kjo është të mburresh me mjerimin e pensionistëve. Iu hedh kockë dhe këta sulen ta marrin, në këtë nivel propagande jemi.
Këta kanë caktuar dhe zgjedhjet, këta vazhdojnë i varfërojnë, i poshtërojnë shqiptarët dhe me paratë që vjedhin vit pas viti shkojnë e vjedhin votën e shqiptarëve. Ka 12 vjet, nuk po ndodh tani”, tha Paloka.