Malltezi: Irena me 3 mbiemra vetëm ka kopjuar kërkesën e prokurorisë…

Jamarbër Malltezi reagoi me ironi pasi gjykatësja me 3 mbiemra, Irena Gjoka publikoi vendimin e saj 3 ditë pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

“’Afërmendsh’-llëqet e me-nder këtyre të luftës së klasave”, shkruan Malltezi.

Vendimi është plot 200 faqe.

Sipas Malltezit, kjo mund të ndodhë vetëm në rast se gjykata thjesht ka kopjuar kërkesën e prokurorisë.

“Irena me 3 mbiemra pas 3 ditësh nga kërkesa e prokurorëve, ka nxjerrë vendim 200 faqesh. A mundet të lexojë kërkesë 150 faqe, 42 fashikuj me 20 mijë faqe, t’i verifikojë dhe të shkruajë 200 faqe vendim gjyqësor në vetëm 3 ditë?

Standardi gjerman për të lexuarit me kuptim (për të vlerësuar) diku mes 80-100 faqe në ditë. Standardi i OKB për daktilografistët ka qenë rreth 40-50 faqe në ditë! Veç për ta shtypur do duheshin 4-5 ditë!

Kjo mund të ndodhë vetëm pas një komunikimi të njëanshëm, ekstraproporcional të informacioneve gjykatës-prokuror, dhe vetëm në rast se gjykata nuk ka kryer gjë tjetër veç kopjimit të kërkesës së prokurorisë”, shkruan Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Brain Gain si kthim doktrine për Kombin!

Nga Blerim VAKAJ  Jetojmë në një kohë kur pak kush pyet për doktrinën, filozofinë apo …