Noka: Ju reklamoni dyfishim buxheti, por nuk pasqyrohet fare rritja për shtresat në nevojë!

Fjala e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka në parlament:

I kërkova doktorit të bënte replikë, nuk bëhet replikë me atë tha se është i vetmi që i ka mbjellë flokët dhe e ka asfalt kokën, prandaj nuk i mbijnë as flokët, nuk ka mend ky njeri. Asfalt kokën. Je i vetmi që tre herë i ke mbjellë flokët dhe nuk të mbijnë se e ke kokën asfalt, e ke rrafsh.

Në vlerësimin tonë si PD dhe grup parlamentar, minimumi jetik megjithëse i përcaktuar si terminologji në legjislacionin tonë është i padefinuar. Jemi i vetmi vend që nuk e përcaktojmë minimumin jetik. E ka thënë edhe Montaneli, që; ju aq shumë i doni të varfrit, sa herë vini në pushte, i shtoni ata. Minimumi jetik, normë ligjore dhe buron nga një e drejtë kushtetuese e çdo qytetari. Vjen si aplikim në çdo vend të botës i një metodologjie, mbi të cilën përcaktohet minimumi jetik. Mungesa e përcaktimit të minimumit jetik, pa as më të voglin diskutim, ndikon në politikat e nje qeverie për të diskriminuar shtresat e varfra, ato të cilat vetë ‘sulltan Surreli’ thotë se do tu ketë dhe i ka në konsideratë.

Sipas Organizatës Botërore të Ushqimit, FAO një personi i duhen të paktën 4.4 dollarë në ditë për nevojat bazike për ushqimin. Sipas Bankës Botërore, kufiri minimal i varfërisë është 6.7 dollarë. Sa e ka Shqipëria? Shqipëria e ka ndihmën ekonomike, minimumi që jepet, 65-70 euro në muaj, pra 0.6-07 dollarë për frymë për një familje që ka 3 anëtarë. A e kuptoni çfarë diskriminimi i bëhet kësaj shtrese të shoqërisë, duke filluar që nga të papunët, ata që marrin ndihmë ekonomike, duke vazhduar me pensionistët.

Kjo është një shifër shumë larg asaj që përcaktohet në standardet e Bankës Botërore.

Por si ka mundësi që ju, e reklamoni çdo buxhet që ka rritje ekonomike, dyfishim buxheti dhe nuk pasqyrohet kjo fare në shtresat në nevojë.

Ju thoni se ekonomia po perfomon, ndërkohë po me të dhënat e INSTAT në vitin 2019 ishin 60 mijë familje në ndihmë ekonomike, ndërsa në vitin 2024 janë 62 mijë familje në ndihmë ekonomike. Pra nga viti në vit rritet numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike, ndërkohë që sipas jush ekonomia po perfomon, rritja ekonomike është shumë e lartë.

Çfarë tregon kjo? Kjo tregon se disproporcionin e shpërndarjes së të ardhurave, sepse 500 mijë pensionistë marrin pensione me më pak se 20 mijë lekë në muaj.

Ndërkohë, Dumani, Bajrami dhe sulltani juaj, marrin pensione 6 mijë euro në muaj.

Atëherë çfarë po tregon kjo? Që ju nuk po ndërtoni një shtet social, por shtet shpirtzi.

Ndaj ne e kemi të përcaktuar, minimumi jetik do të jetë 200 euro. Nuk do të ketë asnjë familje, qoftë ndihmë ekonomike, pension, pension invaliditeti, bursë studenti që të jetë për shqiptarët ndën 200 euro, për të treguar edhe njëherë se di duhet të trajtohen shtresat në nevojë nga një qeveri dhe nga një pushtet.

Ju jeni të pashpirtë dhe prandaj se keni në konsideratë këtë shtresë. Sepse vetëm nën qeverinë e Edi Ramës, 47% e fëmijëve jetojnë në kequshqyerje, pra me pak fjalë në një varfëri të skajshme ushqimore, sepse vetëm në qeverinë tuaj, Eurostati e ka përcaktuar se gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri.

Shikoni ku i keni shifrat.

Vetëm fqinji ynë, Mali i Zi e ka pensionin 450 euro, ndërsa ju as 200 euro. Kjo është shpirtkazëm, pashpirtësi, ndaj propozojmë që në nenin 3, shtohet pika, 3.1 me përmbajtje si më poshtë vijon: Brenda muajit Mars 2025, qeveria miraton me ligj të veçantë vlerën financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë, duke filluar nga data 1 prill 2025, pagesat për pensionet e pleqësirë, pagesat për pensionet e invaliditetit dhe aftësisë së kufizuar, si dhe pagesat e familjeve në ndihmë ekonomike nuk do të jetë më të ulëta se vlera financiare e miratuar në minimumin jetik.

Vlera financiare e minimumit jetik e përcaktuar me ligj, ne çdo rast nuk mund të jetë ndën 20 mijë lekë.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …