CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Dosjet e krimit elektoral që ka mbyllur SPAK do t’i çojmë në Strasburg!

Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij drejtuar grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ngriti një problem të rëndësishëm për opozitën, atë të mbylljes së dosjeve nga SPAK me urdhër të qeverisë.

Berisha theksoi se Partia Demokratike nuk ka hequr dorë nga lufta për shtetin ligjor dhe se angazhimi i saj është për të sfiduar abuzimet e pushtetit, edhe kur ato i shërbejnë diktaturës. Berisha shpjegoi se mbyllja e dosjeve nga SPAK është një veprim i paligjshëm dhe që dëmton proceset e drejtësisë në Shqipëri.

“Tani, kemi një problem tjetër.
Problemi i dosjeve që ne dorëzojmë në SPAK dhe mbylljes që u bën SPAK me urdhër të partisë, këtyre dosjeve.

Ka mjaft që mendojnë se, pse i dërgojmë, pse ne i japim kredibilitet, pse ne i bëjmë. Të gjitha ne i themi, se çfarë është SPAK, çfarë përfaqëson të gjitha këto. Por ne kemi një arsye themelore, ne nuk jemi për një shoqëri parashtetërore. Ne jemi të vetëdijshëm që jemi në një diktaturë dhe mbi këtë vetëdije ndërtojmë luftën dhe betejën tonë. Jemi në diktaturë, dhe që është Skapi është vegël e diktaturës, për këtë nuk kemi asnjë lloj mëduyshje, por ne nuk dalim, nuk sillemi si në një shoqëri parashtetërore.

Ky është motivi kryesor se pse ne, se ne zbatojmë ligjin, jemi për shtetin ligjor. Ne jemi parti që, qëllimi ynë më kryesor është rivendosja e shtetit ligjor në Shqipëri. Por tani të gjitha dosjet që Skrapi i partisë i ka mbyllur, të gjitha dosjet i kanë tejkaluar afatet ligjore, do ti drejtojmë në gjykata, duke paditur autorët e krimit elektoral dhe Skrapin si bashkëpunëtor të tyre që mbyll dosjet.

Nëpërmjet gjykatave ne ndjekim spiralin gjer në Strasburg. Strasburgu dosjet që nuk kalojnë në etapat gjyqësore të vendit nuk i pranon. Ne tani çdo dosje që ata i kanë mbyllur, ose në shkelje të ligjeve i kanë devijuar në prokurori tjetër, se ata shkelin ligjin. Se të dërgosh në Peshkopi dosjen e krimit elektoral do të lash duart me Uluziun.

Ndaj dhe ne këto dosje të gjitha do i përgatisë departamenti dhe sektori juridik i ynë, do të dorëzohen në gjykata dhe fillon padia ndaj tyre në gjykata, si bashkëautorë, ose si protektor e rënda elektorale dhe krimet e tjera që janë kryer.
Po. po! Se ne jetojmë në kushtet e një regjimi që përfaqëson një sipërmarrje të përbashkët mes pushtetit dhe krimit  dhe krimit dhe pushtetit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Pa viza në Europë 15 vjet më parë, arritja e jetës e ish-njerëzve më të …