Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij drejtuar grupit parlamentar theksoi rëndësinë e disa amendamenteve që, sipas tij, do të jenë pjesë e programit të qeverisjes së PD-së, dhe do të miratohen që në vitin e parë të mandatit.
“Sa i përket shitjes së Hotej Dajtit Berisha u shpreh: Ia shitëm Bankës, i jam mirënjohës Bankës që e bleu, pavarësisht se ata e arrestuan Fullanin në verbëri, pa asnjë fakt për atë blerje, që ishte e tëra ligjore.
Po kullë aty nuk do ndërtohej. Nuk mund ta merrnin oligarkët atë.
Edhe njëherë, ju lutem shumë, në të gjitha takimet me zgjedhësit, duhet t’ua bëni të qartë se do jenë alfa e programit tonë.
Ato amendamente do votohen vitin e parë të qeverisjes sonë.
Dhe ishte gjë shumë serioze, një përgatitje shumë serioze që u bë. Sigurisht që nuk do i pranonin dhe argumenti ishte se u kishim dhënë pensionistëve paratë e shitjes së Hotel Dajtit, po kjo na nderon.
Ua kishim dhënë armiqve.
Ia shitëm Bankës, i jam mirënjohës Bankës që e bleu, pavarësisht se ata e arrestuan Fullanin në verbëri, pa asnjë fakt për atë blerje, që ishte e tëra ligjore.
Po kullë aty nuk do ndërtohej. Nuk mund ta merrnin oligarkët atë.
E mori Banka, e ka rikonstruktuar, i ka ruajtur origjinalitetin e vet dhe ajo është ndërtesë që trashëgohet, që tregon se Tirana edhe në vitet ‘40 të shekullit të kaluar ka pasur ndërtim të tillë, e nderon”, tha Berisha.