Berisha: Rezoluta të reja kundër narkoqeverisë Rama në të gjitha asambletë parlamentare ku bëjmë pjesë

Gjatë fjalës së mbajtur në grupin parlamentar, kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës që bëjnë pjesë në asambletë e ndryshme parlamentare si në NATO, të OSBE-së, në Unionin interparlamentar, në unionin e bashkimit perëndimor, apo për Mesdheun, të propozojnë rezoluta të reja kundër narkoqeverisë së Edi Ramës.

“Së treti, rezolutat.

Rezolutat e miratuara në CDI dhe PPE janë dokumentat themelore më të rëndësishme të miratuara ndonjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore, pas atyre që ka miratuar OKB për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit të diktaturës së Enver Hoxhës, përsa i përket Shqipërisë.

E kemi shprehur mirënjohjen tonë.

U arrit tek këto rezoluta, sepse propaganda e Edi Ramës kishte mbuluar siç e mbulon këtu me 4 televizionet kombëtare që i kontrollon në çdo fjalë e fjali nga mëngjesi në darkë, dhe u paraqet shqiptarëve se problemet janë opozita, problemi i shqiptarëve janë opozita dhe jo ato që i plaçkisin ditë e natë dhe i largojnë nga Shqipëria, ai po këtë propagandë e paguan edhe jashtë vendit.

Edhe atje, shpenzon miliona për tu thënë të huajve, partnerëve, miqve se Shqipëria  problem ka opozitën dhe bile siç e morët vesh, zotohet se do ta reformojë, po merret me reformimin e saj.

Tani të gjithë përfaqësuesit tanë në asambletë parlamentare të institucioneve ndërkombëtare, në asamblenë e NATO-s, të OSBE-së, në Unionin interparlamentar, në unionin e bashkimit perëndimor, apo për Mesdheun, të gjitha asambletë parlamentare ku ne i kemi përfaqësuesit tanë, së pari duhet të marrin masa të dorëzojnë tek çdo anëtar i këtyre asambleje, rezolutat e miratuara.

Dhe të shqyrtojnë, të përdorin çdo mundësi për inicimin e rezolutave kundër narkoregjimit të Tiranës.

Rezolutat janë një bazë fondamentale.

Shpallin Shqipërinë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Reformën e drejtësisë të dështuar, dhe të shndërruar në një armë kundër opozitës. Masivisht do të përdorni të dhënat e World Justice Project, organizatë e cila është e barazvlefshme me Transparency International për korrupsionin, kjo është për drejtësinë.

Ajo nxjerr në pah në mënyrë të vërtetë, dështimin e plotë të reformës së Xhorxh Sorosit.

Kështu që këto rezoluta duhet të bëjmë gjithçka që të kenë jehonën më të madhe botërore, sepse njëra prej tyre është botërore ç’është e vërteta, se CDI është botërore dhe kjo tjetra, PPE është Europiane, dhe ne vazhdojmë këtë betejë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …