Grupi parlamentar i PD, ka mbajtur një minutë heshtje për nder të Arben Tafaj. Në fjalën e tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Tafaj ishte përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës.
“Arben Tafaj ishte një qytetar shembullor, një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës, i vlerave tradicionale të këtij qyteti të bekuar.
Një drejtues i një shoqate shumë të nderuar, shoqata e Tiranës, një qeveritar vendor që për shumë vite drejtoi njërën nga minibashkitë e Tiranës dhe së fundmi përfaqësoi PD me dinjitet të veçantë në Këshillin Bashkiak.
Të nderojmë veprën, kujtimin e një miku, e një bashkëpunëtori që u nda tragjikisht dhe para kohe nga jeta”, tha Berisha.