Homazhet për Arben Tafajn/ Berisha: Mirënjohje të thellë për një qytetar dhe qeveritar shembullor të Tiranës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kryer homazhe në nderim të politikanit Arben Tafaj, i cili humbi jetën ditën e djeshme.

“Erdha të shpreh mirënjohjen më të thellë për Arben Tafajn, një qytetar shembullor i Tiranës, një prind, bashkëshort shembullor.

Një qeveritar vendor i ndershëm, i aftë, kompetent.

Një parlamentar i kryeqytetit, i aftë, i ndershëm dhe një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës.

Një njeri që i kushtoi jetën e vet, veprimtarinë e tij, mbrojtjes së vlerave të kësaj qytetarie dhe ishte pa diskutim një nga përfaqësuesit më dinjitoz të saj.

I shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia familjes së nderuar Tafaj.

Shpreh ngushëllime për të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë humbur një përfaqësues të shquar, për të gjithë miqtë, të afërmit e tij”, tha Berisha për gazetarët.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama edhe mund të shkojë te Bordi i Paqes, por shkon hajdut dhe kthehet hajdut!

Kreu i PD, komentoi qëndrimet dhe veprimet e Edi Ramës, duke theksuar se kryeministri nuk …