Avokatja dhe aktivistja, Adriana Kalaja gjatë fjalës në protestën para Bashkisë së Tiranës ngriti akuza të forta kundër kryebashkiakut Erion Veliaj dhe mbështetësve të tij. Ajo kritikoi ashpër shpalljen “non grata” të Sali Berishës duke theksuar se kjo vendimmarrje ishte e lidhur me interesat e mafias politike.
Ajo tha se, Amerika e mafiozes Yuri Kim dhe Blinken e bëri këtë gjë, ndërkohë kriminelët e tjerë, nga Tom Doshi etj., i shpallën individualisht non grata. Këtu duhet të shikoni se kush është qëllimi i rrjetit antishqiptar dhe mafioz për Shqipërinë, për opozitën shqiptare, për Partinë Demokratike.
“Ne sot vijmë këtu, që nga 5 prilli, ndaj një banditi që quhet Erion Veliaj, por edhe ndaj atyre banditëve që mbrojnë Erion Velinë.
Dua t’ju them dy gjëra që kanë ndodhur gjatë gjithë këtyre ditëve. Ju e patë se si Amerika, e quajtur bordello dhe orgji, e shpalli non grata zotin Berisha, familjarisht. A është shpallur non grata një grua e lartë si Liri Berisha? Vetëm Amerika e bordellove të djathtit të Biden bën këtë gjë.
Amerika e mafiozes Yuri Kim dhe Blinken e bëri këtë gjë, ndërkohë kriminelët e tjerë, nga Tom Doshi etj., i shpallën individualisht non grata. Këtu duhet të shikoni se kush është qëllimi i rrjetit antishqiptar dhe mafioz për Shqipërinë, për opozitën shqiptare, për Partinë Demokratike.
Ata nuk e kishin më Sali Berishën, ata e kishin me ju, me ne. Sali Berisha e kishte zënë rrugën, ndaj ju sullen Sali Berishës. Thonë se pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e lartë, dhe kjo është Liri Berisha.
Po pas një hajduti dhe krimineli? Kush grua qëndron? Qëndron një kriminele, një hajdute si Arjola Xoxa, një kriminele, një hajdute dhe imorale si Linda Rama, dhe gjithë Nexhmijet e bllokut që tani janë kthyer në pushtet dhe sulmojnë Partinë Demokratike.
Më ka çuar në gjyq ky bastardi, dhe thotë se unë e paskam akuzuar se ai bën orgji. Tani, të dashur miq, ato recipeta unë ia vesh atij? Po ato festa që bëheshin si zana mali me Endri Fugen, me Maznikun dhe me gjithë sojin e tyre amoral, të ndyrë, i bëra unë? Ndaj, të pres me më shumë kënaqësi, nëse do jesh i lirë.
Të nesërmen, kur unë kallëzova në SPAK një kriminel, një hajdute si Arjola Xoxa që çuditërisht na u bë dhe artiste, ky bastardi shkon në Gjykatën Administrative dhe thotë: “Adriana Kalaja do të më paguajë 300 mijë lekë sepse ka dëmtuar bashkinë gjatë protestave”.
Në fakt, mua më bëhet qefi sepse i shikohet çfarë halli i madh i ka zënë. Më bëhet qefi sepse edhe ata vetë e dinë që nuk i shpëton as Altin Dumani, dhe askush, sepse do japin llogari para ligjit”, u shpreh Kalaja.