Anëtarja e kryesisë së PD, deputetja Albana Vokshi dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillojnë një vizitë në Uashington, SHBA.
Mediu dhe Vokshi shkruajnë se, dita e parë në Uashington ka nisur me një mëngjes pune ne Capitol Hill me Kongresmenin Pete Sessions dhe Kongresmenin Keith Self.
‘Në këto takime bashkë me kolegen Albana Vokshi dhe n/kryetarët e PR-së, Sention Zotaj dhe Ergys Muzhaqi është diskutuar për situatën parazgjedhore në Shqipëri, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përdorimit nga qeveria për qëllime të pushtetit’, shkruan Mediu në një postim të tij në Facebook.
‘U diskutua për situatën në rajon, sulmin terrorist të ditëve të fundit në Veriun e Kosovls me qëllim destabilitetin për interesa të Serbisë dhe aleatëve të saj si dhe nevojën për një bashkëpunim politik dhe ushtarak të vendeve të NATO-s në Ballkan në partneritet me SHBA, duke përfshirë dhe Kosovën për të frenuar qëllimet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës’, shkruan nga ana tjetër, deputetja demokrate, Albana Vokshi.
Mediu shkruan se, ‘takimi me Gjeneralin Jim Jones ish komandanti Suprem i NATO-s dhe Këshilltari i Sigurisë të Presidentit Obama është gjithmonë i veçantë me një mik që ka ndihmuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe vazhdon të mbështes një Ballkan anëtar të NATO-s i cili qëndron fort kundër ndërhyrjeve të Kinës dhe Rusisë’.
‘Në aktivitetin në Florida International Unicersity (FIU), organizuar nga FIU dhe Fondacioni Suedez Jarl Hjalmarson, pata rastin të takoja Yulia Navalnaya, tashmë simbol i rezistencës dhe vendosmërisë për të vazhduar veprimtarinë e bashkeshortit të saj Alexei Navalny’, shkruan Vokshi në postimin e saj.