Bardhi-mazhorancës: Ju ka tmerruar rikthimi i Berishës, tani…

Në Kuvend vijon debati për ligjin e faljes së gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti i cilësoi deputetët e PD-së si kukulla që përdoren nga kryetari i partisë, Sali Berisha.

Bardhi nga ana tjetër u shpreh se deputetët e mazhorancës janë vetë kukullat e “krimit të organizuar, oligarkëve, ligjeve të porositura dhe Edi Ramës.” Ai u shpreh se rikthimi i Berishës në sallën e Kuvendit ka tmerruar socialistët, ndërsa shtoi se PD ka qenë gjithmonë kundër gjobave. Kreu i grupit të PD-së akuzoi qeverinë se kujtohet për qytetarët vetëm kur afron periudha e zgjedhjeve.

Debati

Gjylameti: Është e pafalshme të bëheni si ato kukullat që përdoren. Ta lëmë teatrin dhe të vijojmë me rendin e ditës. Nëse zoti Berisha kërkon gjithë vëmendjen ta lëmë interpelancën.

Bardhi: Besoj kur i referohesh deputetëve si kukulla, besoj i referoheni vetes që jeni kukulla krimit, oligarkëve të ligjeve të porositua dhe të Edi Ramës. E di që ju ka tmerruar rikthimi i zotit Berisha, sa edhe kur nuk është këtu, po tmerroheni kur po vjen, do vijë shumë shpejt Blerina dhe siç jua dha përgjigje herën e shkuar do jua jap edhe këtë herë.

Këto gjobat, i vendosi Sali Berisha dhe opozita, apo Edi Rama apo drejtori i IKMT-së për të terrorizuar qytetarët. Ne kemi qenë kundër dhe jemi, se ato gjobat janë tërësisht të paligjshme, janë presion kriminal i strukturave të udhëhequra nga ju. E treta, shqetësimi që ne po ngremë është se ju po e shkruani ligjin tani, dhe erdhët këtu na thoni që ka një projektligj që nuk e keni sjellë.

Na sillni në kopje kryetarit të grupit të PD. Ka një orë, nuk ka ardhur, sepse mashtruar publikisht. Ju i shkruan njëri-tjetrit sms ta hedhim në votim dhe ju si kukulla, mjafton të ngrejë kryetarja kuvendin kartonin jeshil, e ngrini ju. Nuk kemi këtu për këto, por për procedura të rregulla dhe siç i përcakton rregullorja. Këta qytetarë kanë 12 vite në kokë paligjshmërinë e gjobave kriminale për një dritare, ndërkohë që ju nuk gjobisni katet shtesë ne mes të Tiranës, në portin e Durrësit që gjysma është pa leje. Sot po i thoni qytetarëve “po nxitojmë tua falim gjobat se e kuptuam që ishim gabim”. Kemi 12 vite që ua themi që jeni gabim, e mos u bini në qaf. Ju kujtoheni për qytetarëve kur afrojnë zgjedhjet.

About Redaksia

Check Also

Nis censura e regjimit në rrjetet sociale, Rama kërkon bllokimin e TikTok që ditën e nesërme

Njoftimi i AKEP: Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë …