Kreu i PD, Sali Berisha tha se Alex Soros ka qenë në Shtëpinë e Bardhë 27 herë më shumë se të gjithë ministrat e tjerë, me përjashtim të Antony Blinken.
I ftuar në ‘Open’, Berisha tha se ai u shpall “non grata” pasi Lulzim Basha i tha se të gjitha vendimet i merrja unë.
Gjithashtu Berisha u shpreh se vendimi u diktua nga George Soros.
Berisha: Por kjo nuk ishte e vërtetë, unë kisha një qëndrim: nuk ndërhyrja në asnjë rast, nëse nuk më pyesnin. Basha e kishte paraqitur veten kukull time. Ishte nga ata persona që kishte deklaruar në Departamentin e Shtetit dhe në Ambasadë se Sali Berisha ishte personi që i kishte diktuar të gjitha vendimet.
Berisha ka rrëfyer edhe dy takimet që ka pasur me ish-ambasadorin Donald Lu.
“Ia kam sqaruar duke i thënë që s’jemi Republikë Presidenciale dhe më ka falënderuar duke më thënë Sali më ke bindur”, theksoi Berisha, referuar diskutimeve mbi reformën në drejtësi.