Berisha: Këta qeveritarë nuk i lidh asgjë me qytetarët, përveç vjedhjeve që u bëjnë, ditë e natë!

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje drejtuesve të PD-së të fokusohen në takime të vogla dhe të përzemërta me qytetarët, duke i konsideruar ato më ndikues se sa tubimet e mëdha.

Gjatë takimit me drejtuesit politik të qarqeve, ai kritikoi ashpër qeverinë për mungesën e përgjegjshmërisë pas tragjedisë së fundit në një shkollë, duke e cilësuar si një dëshmi të shkëputjes totale të saj nga qytetarët.

“Unë i kam ndjekur dhe kam vlerësim shumë.

Takimet duhet ti kemi në dimensione njerëzore. Familje, 5 vetë, 10 vetë. Mos mendoni ju, se ato kanë efekt sa vetë salla. Sepse ato përhapen njëlloj si rrathët e ujit.

Kështu që të mos lodhemi, e kam fjalën me këto takime që janë të pazëvendësueshme.

Paraqesim programin, por natyrisht edhe qëndrojmë, edhe u bëjmë radiografinë këtij pushteti dhe këtyre qeveritarëve që në absolute nuk i lidh asgjë me qytetarët, përveç vjedhjeve ditë e natë që u bëjnë atyre.

Urdhëro prishin seancën në një kohë kur e gjithë Shqipëria u trondit shumë me të drejtë, nga një vrasje në shkollë, në vendin më të sigurtë pas shtëpisë, për fëmijët.

Imagjinoni se çfarë denatyrimi kanë këta njerëz, që në vend se me kokulur, apo shiko çfarë hipokritësh janë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …