Berisha: Organizata e Ramës drejt shkërmoqjes! PD po bën gjithçka për të ecur të sigurt drejt fitores!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas mbledhejs me drejtuesit e qarqeve në selinë blu, tha se Rama i frikësohet ballafaqimit në Kuvend, pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi për interpelancë.

Sipas Berishës, e gjithë bota e krimit është ringjallur përmes platformave të komunikimit enrochat dhe Matrix, ku personazhi kryesor është Rama. Teksa e cilësoi qeverinë Rama, një organizatë në shkërmoqje, tha se PD po bën gjithçka pë rtë ecur e sigurtë drejt fitores së ardhshme.

“Interpelanca është detyrim kushtetues. Rama ka frikë të ballafaqohet. S’ka më aftësi ballafaqimi, ka tmerr se është ringjallë e gjithë bota e krimit në encro chat dhe matrix ku Rama është personazhi kryesor. Është deklarata e një njeriu të rrënuar nga ana psiqike.

Do ketë protesta, po është aktivitet non stop në funksion të fitores. Po bëhet gjithçka për të ecur të sigurtë në fitoren e ardhshme. Kjo është një orgtanizatë në shkërmoqje. Sot e braktisën parlamentin se nuk përballonin dot interpelacnën e ministres, ku del moralisht autore e vrasjes.

Fushata amerikane është frymëzuese për gjithë botëm. Takimet me diasporën do nisin para vitit të ri.

Asgjë më të rëndësishme, se kudo me qytetarët. Është e pozitive dhe ne këtë duhet të bëjmë, takimi me qytetarët është çelësi i fitores”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …