Projektligji për faljen e gjobave/ Kaos në Kuvend! Garda rrethon deputetët e opozitës!

Projektligji propozuar nga PS për faljen e gjobave, ka shkaktur kaos në Kuvend. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali informoi në Kuvend se propozimi ishte depozituar nga 35 deputetë të Partisë Socialiste, ndërsa ligjvënësit demokratë kërkuar që të lexonin projekligjin.

“U duk ashiqare që ato fletët e bardha që kishe ti atje, paçavure ishin fletë të bardha me firma dhe nuk kishte asnjë projekligj atje.

I sillini këtu në minutë të fundit dhe kërkoni shqyrtim përse nuk e bëni ndryshe, i votojmë sot dhe na i sillni javës tjetër për t’i shqyrtuar”, tha deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati.

Por, Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën, ndërsa ligjvënësit demokratë iu drejtuan foltores që u rrethua për pak minuta nga Garda.

“Kaluam nga ajo pikë e rendit të ditës, nuk u votua këtu. Nuk është për procedurë. Z. Nallbati mos krijoni tensione artificiale”, tha kryeparlamentarja.

Ndërsa Nallbani, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka shkuan drejt foltores.

“Garda ju lutem largohuni, s’ka nevojë, është tension artificial”, tha Spiropali.

About Redaksia

Check Also

Veliaj pritet me protesta para SPAK: Hajdut, mashtrues 99-sh…

Disa qytetarë kanë protestuar me pankarta në duar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pasi …