Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, gjatë një ndërhyrjeje procedurale në Kuvend, kritikoi ashpër deklaratat e kryetarit të Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe.
Ajo solli në vëmendje fjalën e Braçes, i cili një ditë më parë kishte sugjeruar hetim të mediave për raportimet mbi vrasjen e nxënësit Martin Cani. Zhupa e cilësoi këtë qëndrim si të papranueshëm dhe të pavend, duke shtuar se tregon qartë qëllimin e mazhorancës për të përdorur Komisionin e Dezinformimit si një mjet për të intimiduar dhe dënuar mediat që nuk mbështesin qeverinë, veçanërisht në prag të zgjedhjeve.
Në një përgjigje të ashpër, Braçe iu drejtua Zhupës me tone ofenduese teksa kaloi në fyerje te rënda ndaj zonjës Zhupa.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbrojti fjalën e tij. Spiropali deklaroi se nuk kishte asgjë të gabuar në qëndrimin e Braçes, duke shkaktuar reagime të mëtejshme në sallën e parlamentit.