Berisha për Bashën: Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën me mediat, i pyetur pë Lulzim Bashën, e cilësoi atë si binjakun siamez të Taulant Ballës, duke u shprehur se ata kanë marrëdhënie të thella. Berisha u shpreh se situata është shumë më e komplikuar se çështja ‘Toyota Yaris’, duke theksuar se ka disa çështje që lidhen me këtë bashkëpunim.

“Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën.

Ai nuk ka rëndësi regjistri, ai është si binjak siamez i Taulant Ballës.

Jashtë çdo lloj mundësie, aq sa mund të jetë Taulant Balla.

Nuk i referohem vetëm Toyota Yaris, ata u mpleksën shumë me njëri-tjetrin. Janë disa çështje”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …