Gjykata Kushtetuese në Rumani nuk pranon humbjen e kandidatit të majtë dhe anullon zgjedhjet

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Rumani pa një kandidat të panjohur më parë nacionalist të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, në krye të sondazheve në një rezultat tronditës.

Bëhet e ditur se vetëm dy ditë përpara balotazhit jetik presidencial rumun midis kandidatit të së djathtës ekstreme Georgescu dhe centristes pro-BE Elena Lasconi, Gjykata Kushtetuese rumune ka vendosur të anulojë raundin e parë.

Zgjedhjet e reja do të mbahen në një datë të caktuar nga qeveria, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, vendimi dramatik vjen pas deklasifikimit të raporteve sekrete nga shërbimet e inteligjencës rumune që tregojnë përfshirjen e Rusisë në ndikimin e votuesve përmes një fushate propagandistike antiperëndimore që mbështet Georgescu.

Raportet e inteligjencës treguan disa procese të paligjshme në financimin e fushatës së Georgescu.

Ndryshe, vendimi i Gjykatës Kushtetuese tronditi gjithë skenën politike dhe shoqërinë rumune.

About Krye Redaktor

Check Also

Vjosa Osmani: SHBA ka marrë rol udhëheqës në Ballkan me Trump, parandaloi Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald …