IDU rezulutën për Shqipërinë: Të ndalet persekutimi politik kundër udhëheqësve të opozitës!

Aleanca Globale e Qendrës së Djathtë, (IDU) sapo ka miratuar me votë unanime, Rezolutën për Shqipërinë të paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila dënon fuqishëm narkoshtetin e Edi Ramës gjatë 12 viteve të qeverisjes së tij, duke përqëndruar pushtetin në një dorë dhe duke i kthyer zgjedhjet në një fasaedë.

Gjithashtu IDU në Rezolutën për Shqipërinë ka dënuar persekutimin politik, burgosjen dhe kërcënimet për udhëheqësit e opozitës, deputetët dhe zyrtarët vendorë, duke reflektuar regjime autoritare si Bjellorusia dhe Tunizia.

Në këtë rezolutë, IDU ka reshtuar 6 kërkesa ndaj qeverisë shqiptare, ku theksohet që të ‘të ndalet persekutimi politik kundër udhëheqësve të opozitës, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për të gjithë aktorët politikë që të bëjnë fushatë pa asnjë persekutim politik’, ‘Zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke garantuar pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet’, ‘Krijimi i një qeverie kujdestare, e modeluar sipas Maqedonisë së Veriut, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme’.

Kujtojmë se Partia Republikane e ShBA, Partia Konservatore e Britanisë së Madhe, CDU gjermane dhe 84 organizata nga 65 shtete të botës, janë anëtare të IDU-së.

Rezolutë për Shqipërinë

Rezolutë e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë në Takimin Ekzekutiv të IDU-së, më 6 dhjetor në Uashington, D.C.

DUKE QENË SE IDU-ja mbështet fuqimisht sundimin e ligjit dhe integritetin institucional si gurë themeli të demokracisë. Në Shqipëri, 12 vite qeverisjeje socialiste kanë përqendruar pushtetin në një person, duke i reduktuar zgjedhjet në një fasadë. Udhëheqësit e opozitës, deputetët dhe zyrtarët vendorë përballen me persekutim politik, burgosje dhe kërcënime, duke reflektuar regjime autoritare si Bjellorusia dhe Tunizia.

DUKE QENË SE, pavarësisht rekomandimeve të OSBE/ODIHR, shumica socialiste nën drejtimin e Kryeministrit Rama ka dështuar të adresojë abuzimet elektorale dhe ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme kushtetutën për të dobësuar opozitën. Me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025, persekutimi politik po përshkallëzohet, i shoqëruar nga gjyqe të motivuara politikisht, arrestime dhe burgosje të udhëheqësve të opozitës si Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme më 27 nëntor 2024 për të anuluar arrestimin e z. Berisha erdhi pas pyetjeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut drejtuar palëve për shkeljet në rastin e tij, duke zbuluar një sistem gjyqësor të kompromentuar nga ndikimi socialist, që është shndërruar në një mjet për shtypjen e opozitës dhe manipulimin e zgjedhjeve. Paralajmërimet e Komisionit të Venecias për kapjen e reformës në drejtësi nga partia në pushtet janë materializuar nën drejtimin e Ramës, duke kërcënuar stabilitetin demokratik të Shqipërisë.

Kërkesat e IDU-së:

1.            Të ndalet persekutimi politik kundër udhëheqësve të opozitës, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për të gjithë aktorët politikë që të bëjnë fushatë pa asnjë persekutim politik;

2.            Ruajtja e sundimit të ligjit dhe integritetit institucional si gurë themeli të një shoqërie demokratike;

3.            Një sistem gjyqësor i paanshëm, i lirë nga ndërhyrjet politike;

4.            Intensifikimi i luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, duke siguruar që veprimet të mbeten të paanshme dhe të mos synojnë opozitën;

5.            Zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke garantuar pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet;

6.            Krijimi i një qeverie kujdestare, e modeluar sipas Maqedonisë së Veriut, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

IDU rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zgjedhjet e lira dhe rolin kritik të opozitës në rivendosjen e demokracisë. IDU do të monitorojë nga afër zhvillimet dhe do të mbështesë aspiratat demokratike dhe evropiane të Shqipërisë.

Resolution on Albania

Resolution tabled by the Democratic Party of Albania at the IDU Executive Meeting, December 6th in Washington D.C.

ËHEREAS the IDU strongly upholds the rule of laë and institutional integrity as cornerstones of democracy. In Albania, 12 years of Socialist rule have concentrated poëer in one person, reducing elections to a facade. Opposition leaders, MPs, and local officials face political persecution, imprisonment, and threats, mirroring authoritarian regimes like Belarus and Tunisia.

ËHEREAS despite OSCE/ODIHR recommendations, the Socialist majority under Prime Minister Rama has failed to address electoral abuses and has unilaterally amended the constitution to ëeaken the opposition. Ëith the 2025 elections approaching, political repression is escalating, marked by politically motivated court trials, arrests, and the imprisonment of opposition leaders like Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji, and Fredi Beleri.

The Special Court’s November 27, 2024 decision to revoke Mr. Berisha’s arrest folloëed the European Court of Human Rights questions to the parties about violations in his case, revealing a judiciary compromised by Socialist influence, that has become a tool for suppressing the opposition and rigging elections. The Venice Commission’s ëarnings of judicial reform being co-opted by the ruling party have materialized under Rama’s leadership, threatening Albania’s democratic stability.

The IDU demands:

1.            End political persecution against opposition leaders ensuring a fair and open environment for all political actors to campaign ëithout any political persecution;

2.            The safeguarding of the rule of laë and institutional integrity as the cornerstones of a democratic society;

3.            An impartial judiciary free from political interference;

4.            Intensification of the fight against organized crime, drug trafficking, and money laundering, ëhile ensuring that actions remain impartial and do not target the opposition;

5.            Free and fair elections guaranteeing the independence of public administration from the ruling party;

6.            Establishment of a caretaker government, modeled on North Macedonia, to ensure free and fair elections.

The IDU reaffirms support for Albania’s EU accession, free elections, and the opposition’s critical role in restoring democracy. IDU ëill monitor developments closely and support Albania’s democratic and European aspirations.

1 / 3

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …