Ne vramë frikën më 8 Dhjetor

Nga Redin HAFIZI

Kjo datë do të mbetet si fillimi, do të mbetet si Gjeneza në librin e shenjtë dhe studentët do të jenë gjithnjë njerëzit e parë që kërkuan jetën, kërkuan lirinë, kërkuan demokracinë. Studentët janë populli biblik Nephilim. Pra gjithçka nisi në 8 Dhjetor 1990. Populli i Lirisë u ngrit në protestë kundër regjimit, kundër Egjyptit që po u dhunonte shpirtrat, kundër Faraonëve që po na shkatërronin të shkuarën, po na dhunonin të tashmen dhe po na mohonin të ardhmen. Wow! Duket si një realitet i rivendosur në Shqipëri tani. Regjimi i Edi Ramës është diktatura e rivendosur e kriminelëve Ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi. Sot Shqiptarët vuajnë njësoj nën një doktaturë socialiste.

I vetmi ndryshim është se socializmi demokratik ka më shumë ngjyra të ndezura dhe më shumë kllounë në qeverrisje. Ne u ngritëm në 8 Dhjetor kundër sistemit, ne u ngritëm që të mos përsëritej e shkuara dhe ne shkuam deri në vetëflijim në shkurt 1991, por ne u dhunuam për kërkesat tona. Shumë studentë u larguan atëherë nga Shqipëria, pasi nuk e panë veten në politikën që po lindte pas 2 Prillit 1991. Ishte një politikë që u gjenerua nga dhuna e komunistëve në tërheqje e sipër. Ishte masakra që komunistët zhdukën idealet e dhjetorit, ishte masakra që përgatiti rikthimin e socializmit në 2013 përmes një masakre sërish që komunistët organizuan në 21 Janar 2011. Komunistët sipas kriminelit Gramoz Ruçi e marrin pushtetin vetëm me gjak dhe kjo është provuar në 1997 dhe 2011.

Kjo datë ishte rivendosja e frikës. U tentua në 1997, por pa sukses, por në 21 Janar 2011 u pa diçka e veçantë në mesnatë kur George Soros i shkruan sekretares Clinton se Shqiptarët duhej të riktheheshin nën diktaturën e partisë që e luftuan në 1990-1991. Kjo ishte tradhëtia ndaj shpirtit të studentëve që ishin të dashuruar me Amerikën. Unë një ndër ata nuk e fsheha dot dashurinë për Ambasadoren Amerikane herën e parë që e takova në janar 1998, në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale ku unë punoja si zëdhënës shtypi. Mariza Lino ishte Ambasadorja Amerikane që po takohej me të gjithë qeverrinë dhe pjesë e programit të saj ishte edhe një takim me ministrin e asaj kohe Elmaz Sherifi, ministrin e bandës së Tepelenës. Unë dëgjoja me shumë dashuri çdo fjalë të Ambasadores Lino.

Ajo jepte mesazhe për qytetarët në çdo fjalë. Ajo i shpjegoi Sherifit se populli është lideri i vërtetë, është punëdhënësi i vërtetë dhe është e vërteta. Kur Ambasadorja Lino u largua më pyeti se përse nuk merrja pjesë në bisedë. I thashë me Anglishten e çalë se nuk e njihja mirë gjuhën. Ajo më tha se kishte parë që unë e kuptoja Anglishten. Në fakt ishte dashuria për çdo gjë që dilte nga goja e një Ambasadore Amerikane më shumë se dija e gjuhës.

Unë u përfshiva në revolucion vetëm se po më ndalonin dashurinë që unë kisha për Amerikën dhe LIRINË. Unë edhe pse e dua kulturën dhe jetën në Itali, zgjodha LIRINË që nuk ka të krahasuar në USA. Ne nuk kemi frikë këtu. Ne flasim këtu. Unë vërtet revolucionin me vetveten e bëra kur zgjodha USA. Në 4 Shtator 2000 unë kompletova dëshirën për liri dhe e mbylla ëndërrën studentore. Unë në Amerikë u bëra vetë ëndërra, liria dhe jeta në prosperitet. Unë u bëra një njeri me të drejta që Shqiptarët nuk e kanë ende sot, pasi Shqiptarët nuk kanë vrarë frikën ende…

About Redaksia

Check Also

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi DERVISHI Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte …