Vjosa Osmani tregon se çfarë bisedoi me Presidentin Trump

Presidentja Vjosa Osmani foli për udhëheqjen e fortë të SHBA-së, ndërsa tha se e ka përgëzuar Presidentin Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ishte nder për të që u takua në Paris me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se në emër të popullit të Kosovës e ka përgëzuar Trumpin për fitoren e tij.

“Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të ShBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, u shpreh Osmani.

About Krye Redaktor

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …