Blinken ‘dekoroi’ Dumanin me medaljen “McGonigal”

“RD”

Në ditët e fundit të tij në Departamentin e Shtetit, Blinken i bëri një tjetër qokë regjimit të Ramës. Ashtu si vizita e pak muajve më parë në Tiranë ku Blinken vizitoi Shqipërinë dhe shtrëngoi duart me Ramën në të njëjtën ditë që drejtësia në Amerikë dënonte McGonigalin, kësaj rradhe ai e shpalli Dumanin kampion të luftës ndaj korrupsionit në vendin më të korruptuar të Europës ku koka e këtij korrupsioni është shpalur i paprekshëm nga Dumani dhe SPAK.

Medalja reale që Blinken ka dekoruar Dumanin është ajo “McGonigal”, dosja më e zezë në historinë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara ku një Kryeministër shqipar korrupton zyrtarin më të lartë të FBI dhe e ndërsen atë kundër opozitës.

Megjithëse dosja është e plotë në Prokurori ajo flen në sirtaret e kampionit të anti-korruppsionit shqiptar. Megjithëse i korruptuari McGonigal ka pranuar se është korruptuar nga regjimi i Ramës kampioni i antikorrupsionit në Shqipëri nuk guxon të hetojë korruptuesin e McGonigal në Shqipëri.

Blinken është larguar, por tani po merr me vete edhe veglat e tij politike në Shqipëri, të cilat i shërbyen si kukulla interesave të Soros dhe për asnjë ditë të vetme nuk i shërbyen shqiptarëve.

About Krye Redaktor

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …