Nga Gent STRAZIMIRI
Këta të dy, janë të vetmit shqiptarë që mbajnë një titull global “kampioni” apo “rekordmeni”, të dy me çertifikim ndërkombëtar.
Majtas është Ymer Pampuri, peshëngritës, “kampion olimpik” dhe “rekordmen botëror”, fitues i “Medaljes së Artë” në lojrat olimpike të Mynihut 1972, titull i cili vlente edhe për Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për atë vit.
Djathtas është Ardian Dvorani, mbajtës i titullit “Kampion Global i Anti-Korrupsionit”, për vitin 2021….
Nuk dihet kur është zhvilluar ky kampionati anti-korrupsion në Shqipëri, por është e çertifikuar ndërkombëtarisht se “Kampionati i Korrupsionit” zhvillohet vit për vit dhe Shqipëria vit për vit “fiton” 25-30 vende më lart në renditjen e korrupsionit, jo të anti-korrupsionit…
KAQ!
P.S. Gëzuar “Ditën Ndërkombëtare Antikorrupsion”, meqë ra llafi!