Kryeministër, Diaspora nuk është mall tregu i zi!

Nga Alba KEPI

Diferenca mes jush e ne mërgimtarëve është se ju mendoni se jemi thjesht shqiptarê që kemi ndryshuar vend (banim).

E vërteta është se ne jemi shqiptarë që kërkojmë të ndryshojmë vendin tonë!

“Diaspora është një merkato e madhe për Partinë” ka deklaruar sot sipas raportimit të gazetarëve shqiptarë, KM Rama në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste.

Merkata ky vend grumbullimi e takimi mes tregtarëve e blerësve që hyjnë në marrëdhënie me njëri tjetrin e ku kush kërkon të shesë sa mundet me cmimin më përfitues të mundshëm e kush të blejë cfarë i hyn në punë me cmimin më të lirë.

KM shqiptari trajton mërgatën shqiptare ashtu sic ka bërë këto 3 mandate ndaj pasurive kombëtare, pronave shqiptare, duke i përdorur si plackë tezgash në një treg të zi merkato e ekonomie informale.

Në vende, territore, lagje, ku krimi, mafia, korrupsioni dikton jetën e pêrditshme, (sic dêshmon aktualiteti shqiptar), rregullat e merkatos i vendos klani, grupi, politika, Partia, që sundon zonën.

E në këtë merkatë diaspore lideri “global” i shqiptarëve ka zgjedhur të jetë tregtari e blerësi që hyjnë në marrëdhënie vetëm pêr të prishur e bêrë pis konkurrencën e për të favorizuar monopolin e atyre produkteve që hidhen në treg jo se janë më cilësore, të dobishme e të shëndetshme për konsumatorin e shëndetin (në këtë rast për shoqërinë) por që lulëzojnë informalitetin.

E si në cdo gjë informale, shkelin ligje, normativa e rregulla.

KM janë gati 1 milionë shqiptarë që janë larguar nga politika juaj në këto 3 mandate qeverisje.

Janë gati 1 milionë mërgimtarë shqiptarë që po të ishin blerë e shitur sipas rregullave tuaja nuk do kishin emigruar por do pranonin të mbushnin dengjet e tregut të zi në libër pagat tuaja.

Por keni harruar KM se diferenca mes jush e ne mërgimtarëve është se ju mendoni se jemi thjesht shqiptarê që kemi ndryshuar vendin banim.

E vërteta është se ne jemi shqiptarë që kërkojmë të ndryshojmë vendin tonë!

Është rradha e jonë!

Nuk jemi mall tregu por krah pune për më të mirën e Shqipêrisë!

About Redaksia

Check Also

Ata që nuk kënduan…

Nga Lutfi DERVISHI Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt dhe fuqishëm …