Teliti: PD rikthehet te taksa e sheshtë, brenda 100 ditëve heqim taksën progresive!

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, thotë se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së PD, një ndër vendimet e saj të para do jetë heqja e taksimit progresiv, dhe rikthimi i taksës së sheshtë prej 10%.

Në postimin e tij në Facebook, Teliti thotë se vendime të tjera do jenë dhe ajo e largimit “ceremonial” të patronazhistëve nga administrata publike si dhe pezullimi i menjëhershëm i pagesave të PPP-ve korruptive, duke filluar me inceneratorët dhe sterilizimin.

Reagimi 

Qeverisja e vogël dhe taksa të ulta, realitet me Berishën kryeministër!

  1. Anullimi i taksimit vrastar progresiv dhe rikthimi i taksës së sheshtë 10% mbi të ardhurat dhe fitimin,
  2. Anullimi i cdo lehtësie fiskale klienteliste dhe korruptive ndaj miqve te oborrit dhe oligarkëve, 
  3. Thjeshtimi procedurave burokratike duke i thënë mjaft “taksimeve të fshehta” dhe rikthimi drejt parimeve të konkurrencës së lirë e të ndershme për secilin sipërmarrës në treg,
  4. Largimi “ceremonial” i patronazhistëve nga administrata publike, ulja e ndjeshme e shpenzimeve operative dhe eliminimi i shpenzimeve të luksit,
  5. Pezullimi i menjëhershëm i pagesave dhe më pas edhe anullimi me vendim gjykate i koncesioneve PPP korruptive dhe klienteliste, duke filluar me inceneratorët dhe sterilizimin,
  6. Heqja me ligj e të drejtës për të miratuar cdo PPP të pakërkuar,
  7. Futja e garës në prokurimet publike me të paktën 3 ofertues dhe monitorim rigoroz i zbatimit të cdo kontrate publike,
  8. E sidomos implementimi i një modeli të ri të shpërndarjes si të të ardhurave ashtu edhe të shpenzimeve publike, ku fokus do marrin shtresat me të ardhura të ulta (minimumi jetik dhe rritja reale e pensioneve), sipërmarrja e ndershme shqiptare dhe krijimi i kushteve për thithjen e investimeve të huaja.

Të gjitha këto realitet brenda 100 ditëve të para të qeverisjes 2025-2029 të Sali Berishës dhe Partisë Demokratike” shprehet Teliti në statusin e tij në rrjetet social

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …