Bardhi ka falënderuar Westminster Foundation for Democracy (WFD) dhe Ambasadën Britanike në Tiranë për mbështetjen në organizimin e kësaj vizite. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për projekte që synojnë forcimin e demokracisë në partitë politike dhe Kuvendin. Vizita përforcon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në fusha kyçe të interesit të përbashkët.
Postimi
Gjatë vizitës në Parlamentin Britanik kishim kënaqësinë ndër të tjera të diskutonim me Kryetarin e delegacionit parlamentar britanik në Unionin Ndërparlamentar z. Dan Carden dhe me deputetët z. Jacob Collier e z. Euan Stainbank. Zhvillimet politike në Shqipëri dhe në Rajon ishin në fokus të diskutimit. Britania e Madhe ka qenë dhe mbetet një aleat i çmuar i Shqipërisë dhe rrugëtimit të saj për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor.
Dëshiroj të falenderoj Westminster Foundation for Democracy (WFD) dhe Ambasadën Britanike në Tiranë për organizimin dhe mbështetjen për këtë vizitë dhe gjithë kontributin që japin për forcimim e marrëdhenieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Gjatë takimit me z. Chris Levick Drejtor Rajonal për Evropë dhe Azia Qendrore në WFD dhe z. John Grogan, ish-deputet dhe anëtar i Bordit Këshillimor të WFD, kishim mundësinë për të ritheksuar nevojën për vijimin e bashkëpunimit tonë të frytshëm në mbështetjen e projekteve për forcimin e demokracisë në partitë politike dhe në Kuvend.