Beketi ngre tjetër padi ndaj shtetit shqiptar: Vazhdon fushata e persekutimit tim

Biznesmeni italian, Françesko Beketi, i cili ka fituar një gjobë prej 110 milionë eurosh ndaj Shqipërisë në arbitrazhin ndërkombëtar, nuk ndalet. Sipas revistës së Arbitrazhit Global, ai ka ngritur një tjetër padi ndaj shtetit shqiptar.

Këtë herë bëhet fjalë për një padi për shkelje të traktatit të investimeve. Ai e akuzon shtetin shqiptar se refuzon të paguajë.

Ndërkohë, Beketi thotë se vazhdon fushata e persekutimit ndaj tij.

Kujtojmë se mediat pro-qeveritare dhe vetë Edi Rama e sulmuan ashpër së fundmi Beketin, duke e akuzuar se ka blerë gjyqtarët ndërkombëtarë.

Vendimi i arbitrazhit në favor të Beketit u mor rreth 5 vite më parë.

Kujtojmë se gjoba më e madhe në historinë e shtetit shqiptar ka përgjegjës direkt Edi Ramën, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçin.

Megjithatë, SPAK nuk ka nisur hetim për këtë skandal të rëndë që u kushton shqiptarëve rreth 130 milionë euro, duke llogaritur gjobën dhe interesat.

About Redaksia

Check Also

Takimi i Ramës në Dubai me kartelin e drogës “Sinaloa” dhe bosët e krimit

Mariglen Kume, MCNTV: Z.Berisha, pak vite më parë qeveria miratoi një ligj që supozohet do …