Vuçiç nuk shkoi në Paris për të shmangur injorimin nga Trump me Vjosa Ormanin

Nën dritat e katedrales së restauruar Notre Dame në Paris, të shtunën e kaluar u mblodhën pothuajse të gjithë liderët e shquar botërorë, përveç presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shkruan Nova.

Ndonëse ishte një mundësi për t’u takuar me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe siç thotë ai, mikun e tij të madh, presidentin francez Emmanuel Macron, Vuçiç e anashkaloi këtë event.

Serbia u përfaqësua nga kryeministri Millosh Vuçeviç, i cili as që u vu re mes shumë personazheve e lidërve si dhe takimeve mes tyre, ndryshe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, fotot e së cilës me Trump e Muks bën xhiron e botës, sipas Nova-s.

Publiku nuk është njoftuar për arsyet e këtij dështimi diplomatik nga Aleksandar Vuçiç, portalit Nova beson se mund të ketë lidhje me pikërisht me Vjosa Osmanin.

Fotot nga kryeqyteti i Francës bënë xhiron e botës dhe ngjarja u kurorëzua me një darkë në Pallatin Elysée me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

Duke komentuar dështimin e Vuçiçit për të qenë prezent në Paris, komentatori i politikës së jashtme Boshko Jakshiç për Nova-n thekson se sa befasuese është.

“Duke marrë parasysh që Vuçiç shkon nëpër vende dhe merr pushtetin sikur ne jetojmë në një sistem presidencial, jo parlamentar, fakti që ai nuk shkoi në Paris për një ngjarje kaq të rëndësishme duket vërtet befasues”, tha Jakshiç.

Ai tha se nuk beson që arsyeja qëndron te protestat dhe kriza politike që po trondit Serbinë.

“Në fund të fundit, nuk është një rrugë e gjatë. Ai do të shkonte në një avion shtetëror dhe do të kthehej pas disa orësh”, thotë Jakshiç.

Megjithatë, ai shton se ekziston mundësia që presidenti i Serbisë të ketë marrë sugjerime për llojin e trajtimit që do të ketë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Paris, për këtë arsye ka hequr dorë nga udhëtimi.

“Vjosa Osmani eci ngrohtësisht me Emmanuel Macron nëpër katedrale, u përshëndet përzemërsisht me Donald Trump, pozuan të relaksuar të tre dhe, nëse Vuçiç do të kishte qenë në Notre Dame në atë rrethanë, ndoshta do të ishte ndjerë vërtet keq, i sfiduar e i dështuar”, tha Jakshiç.

Ndërsa vetë Osmani ka postuar një foto të përbashkët me Macron dhe Trump me komentin “aleanca euroatlantike”. Ajo e uroi Trumpin për fitoren e tij dhe njoftoi se kishte folur dhe me Elon Musk, aspekt që u mishëruar me një foto e video të komunikimit mes tyre.

About Krye Redaktor

Check Also

Mashtrimi i Ramës me ndihmën Ekonomike! Vokshi publikon mesazhin: As bukë nuk blen dot!

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, …