Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Pojskë. Mësohet se nga përplasja e dy mjeteve ka gjetur vdekjen një person ndërsa është kërkuar ndihma edhe e një zjarrfikëseje për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga mjeti.
Sipas burimeve të policisë, ka humbur jetën shtetasi Martin Kastrioti, ndërsa dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur nga automjeti tjetër.
Dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pogradec/ Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volswagen” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P.
Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasi M. K., dhe kanë ngelur të dëmtuar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet.
Grupi hetimor ndodhet në venngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.