Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi para demokratëve në 34 vjetorin e themelimit, se sot jemi në kombë dhe më të bashkuar.
Berisha tha se, ne sot jemi në këmbë, ne sot jemi të bashkuar me flamurin tonë që valëvitet më krenar se kurrë ndonjëherë.
“Të gjithë këto arritje epokale, të gjitha këto gëzime, këto marrëdhënie të jashtëzakonshme që kemi me njëri-tjetrin janë fat dhe privilegj.
Por mbi të gjitha çfarë fati për ne të jemi në një parti që nuk lëshon kurrë të vërtetat që beson, interesin kombëtar edhe sikur e gjithë bota të dalë kundër nesh.
Në çdo rrethanë, në çdo kusht, Shqipëria është e para.
Shqipëria është e para.
Shqipëria është e para.
Dhe kjo është dëshmuar, është faktuar në këto 3 vite që lamë pas.
Sepse imagjinoni miq çfarë do ndodhte me ne nëse do ishim dorëzuar para të keqes apo nëse zjarri i përçarjes që frynte mbi ne të kishte arritur qëllimet e veta?
Çfarë do ndodhte me ne nëse sot do kishim krijuar një parti të re, siç na kërkuan ato vite që na grabitën flamurin e partisë?
Çfarë do ndodhte me ne nëse do dorëzoheshim para izolimit ku na futën?
Çfarë do ndodhte me ne nëse do heshtnim kur gjykatat kriminale kërkonin të shkelmonin Kushtetutën, të kryenin për llogari të narkodiktatorit grushtin antikushtetues të shtetit?
Si do ishte sot ky 34-vjetor i PD nëse do ishim përkulur ndaj këtij grushti shteti që u krye ndaj opozitës shqiptare.
Ne sot nuk do ishim këtu ose do ishim me një flamur tjetër të dorëzuar nga kundërshtari.
Sigla, flamuri i vërtetë i PD do kishte humbur, do kishte mbetur pa zotërit, kalorësit e tij.
Do ishim sërish të izoluar, një kryetar kukull që nuk do e zgjidhnit ju, që do na e diktonin me shantazh dhe presion.
Do ishim pa identitet, do ishim pa fuqi, do ishim fasadë.
Dhe kjo humbje nuk do ishte vetëm e PD. Humbja më e madhe do ishte e Shqipërisë dhe shqiptarëve sepse bashkë me opozitën do të vdisnin ato vlera për të cilat ne qëndrojmë.
Do vdiste pluralizmi i vërtetë politik.
Do vdiste sovraniteti i brendshëm i kombit.
Do shkonfigurohej familja, prindi dhe identiteti i shqiptarëve.
Dhe duke konsoliduar për dekada pushtetin kriminel të narkoshtetit të parë në Europë, kjo e ardhme nuk do ndodhte kurrë për shqiptarët.
Sepse ne sot jemi në këmbë, ne sot jemi të bashkuar me flamurin tonë që valëvitet më krenar se kurrë ndonjëherë.
Me tre rezoluta që na japin mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë gjer më sot.
Na japin për betejat tona, për qëndresën tonë, për vlerat që mbrojmë, ku vetëm rezoluta e fundit e IDU, që kryesohet sot nga partia që drejton dhe udhëheq sot SHBA, Partia Republikane.
Ne fituam. Ia dolëm që të shpëtojmë opozitën e vërtetë. Ta kthejmë atë në shpresën e vërtetë të shqiptarëve dhe të sigurojmë fitoren vitin e ardhshëm”, u shpreh Berisha.