PD 34 vite/ Silvi Bardhi: Krenarë që i kemi qëndruar me bindje pavarësisht sfidave!

Koordinatorja për departamentet në PD, Silvi Bardhi ka hapur ceremoninë e 34 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Në fjalën e saj, Bardhi u shpreh se këto vite kanë dëshmuar se Partia Demokratike, e para parti pluraliste, është ajo e cila i ka prirë zhvillimit ekonomik, lëvizjes së lirë, shkëmbimit më të fortë tregtar pas Luftës së Dytë Botërore, sigurisë, arsimimit, anëtarësimit në organizatat më të fuqishme në Botë dhe hapjen e dritares së integrimit.

Silvi Bardhi: Sot Partia Demokratike mbush 34 vite.

Këto vite pa dyshim kanë dëshmuar se Partia Demokratike, e para parti pluraliste, është ajo e cila i ka prirë zhvillimit ekonomik, lëvizjes së lirë, shkëmbimit më të fortë tregtar pas Luftës së Dytë Botërore, sigurisë, arsimimit, anëtarësimit në organizatat më të fuqishme në Botë dhe hapjen e dritares së integrimit.

Ne jemi krenarë që i kemi qëndruar me bindje pavarësisht sfidave.

Kjo është Partia Demokratike, e cila në bazë ka njeriun e lirë, mendimin e lirë, dinjitetin dhe misionin për një Shqipëri ku në qendër ka qytetarin.

Pa dyshim, ne i qëndruam në krah këtyre vlerave, sepse në këto vlera ne besojmë.

Doktor Berisha,

Këto vlera ju i kultivuat në zemrën e çdo demokrati, ndaj ne e dëshmuam përtgjatë këtyre tre viteve si edhe 330 netëve, poshtë dritares së apartamentit tuaj.

Asnjë kryetari tjetër në historinë politike shqiptare, as nuk i ka ndodhur dhe as do mund t’i ndodhë kjo mbështetje shpirtërore.

Sigurisht, ju jeni një shkollë e mirëfilltë politike. Edhe skeptikët e thonë, se jeni lider me të gjithë kuptimin e fjalës.

Asnjë goditje nuk duhet të na stepë. Ne e dimë përse ndodh por lisi nuk rrëzohet me një të rënë.

Ndaj sot ndjej privilegjin të jem në podiumin ku shumë figura historike kanë nderuar Partinë Demokratike ndër vite.

Ne jemi bashkë, për qëllimin e vetëm.

Rikthimin e Shqipërisë në demokraci, liri, mendim dhe njerëz të lirë.

Është rradha jonë!

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …