Berisha flet për lidhje me administratën e Presidentit Trump

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sonte se a ka lidhje me administratën e Presidentit Trump. “Po kalm lidhje me këtë administrate”, iu përgjigj Berisha pyetjes së gazetarit Fevziu pa dhënë më shumë detaje.

Rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson nevojë jetike për politikën dhe qytetarët shqiptarë. Sonte në studion e “Opinion”, ai tha se është “mbrojtësi kryesor i dinjitetit shqiptar”.

I pyetur se pse shqiptarët duhet ta votojnë, duke marrë parasysh karrierën e tij të gjatë politike ai tha:

Nëse shqiptarët janë të interesuar për shqiptarizmin, ata kanë një arsye të fortë. Së dyti, Sali Berishën e voton çdo shqiptar. Ne do të rrisimin minimunin jetik dhe pensionet në 3 muajt e parë të qeverisjes. A kanë interes ata që duan rritje rroge? Unë jam marrë intensivisht me buxhetin. Absolutisht arrihen që të gjitha pa asnjë vështirësi. Nëse duan shqiptarët që të përmbysim këtë situatë tmerrësisht të frikshme, janë marrë shumë me këtë se pse po ikin. Varfërimi progresiv është shkaku më madhor.

Po pse nuk erdhi në krye të PD-së një figurë që përfaqëson një gjeneratë tjetër? Berisha kujtoi 2013-ën kur i dha besimin Lulzim Bashës, por që sipas tij rezultoi një dështim.

“PD ka ndryshuar udhëheqjen, në vitin 2013 erdhi në timon të kësaj partie një politikan i një gjenerate tjetër nga e imja. Unë jo vetëm dhashë dorëheqjen siç e kërkon rregulli i pashkruar në vendet e qytetëruara, por u zëvendësova nga një tjetër i gjeneratës tjetër. Ai që përfaqësonte një gjeneratë, ishte një dështim. Edhe një eksperiencë duhet apo jo për qeverisje?”, tha ish-kryeministri.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Mafia e fjalës së lirë/ Pronarët e medieve, investitorë strategjikë të regjimit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë, këta janë …