Berisha: SPAK do të përballet me ligjin për të gjitha pazaret që ka bërë me kriminelët

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për reformën në drejtësi dhe SPAK, duke e cilësuar si një organizatë kriminale.

I ftuar në ‘Opinion’, pyetjes se çfarë do të bënte nëse do të behej kryeministër, Berisha tha se do të ndërhynte me njëherë në reformë në drejtësi.

Kryedemokrati e akuzoi SPAK se ka bërë pazare me kriminelë dhe se për këtë do të duhet të përballet me ligjet e vendit.

Pyetje: Nëse bëhëni kryeministri cili do të jetë qëndrimi juaj ndaj SPAK?

Berisha: Qëndrimi im do të jetë ndërhyrje e menjëhershme me Komisionin Venecias, plotësishëm i besushmë nga SHBA. Në këtë reformë këta e përjashtuan Komisionin e Venecias, ishim ne që e përfshimë. Në këtë reformë, qytetari shqiptar është pa një proces ligjor të drejtë, se duhet të pres 14 vite. Ka një prokrurosi po aq politike saç ishte prokuroria e Enver Hoxhës. SPAK për shkak të politizimit është sot, një organizatë e vërtet kriminale. ai qe e dekori Dumanin, jam i sigurt se do të dekoronte dhe Jack Smithin, ky ngriti një mal akuzash ndaj Trump dhe u tërhoq si mi. SPAK do të përballet me ligjin për të gjitha pazaret që kanë bërë me kriminelët.

About Redaksia

Check Also

Dy standarde për të mos bërë drejtësi

Nga Flamur NOKA Një standard për të besuarit e Narcos dhe një tjetër për kundërshtarët …