Balliu: SPAK po e lë të lirë kryehajdutin Erion Veliaj që të prishë provat

Koordinatori rajonal për Tiranën i PD, Klevis Balliu duke folur në protestën kundër Erion Veliajt akuzoi SPAK se, po le të lirë kryetarin e bashkisë së Tiranës që të prishë provat në çështjet ndaj tij.

Balliu tha, pse SPAK lejon Erion Veliaj lihet i lirë për të shkatërruar provat?

“Një falënderim për gazetarët kurajozë që kanë zbërthyer një nga skemat më mafioze, që do ta kishte zili dhe ‘Cosa Nostra’ që janë gazetarët e ‘Plug’.

E vërteta është se aty kjo skemë mafioze u faktua. U faktua edhe se si është kapur drejtësia, se si ky mafioz me shoqata e agjenci paguante bashkë me gruan e tij  gjykatat, prokurorët.

Se si ky njeri me këtë pushtet ka kapur instanca që duhej të jenë të pavarura.

Se si kryetar i Gjykatës së Lartë, Sadushi është në shërbim të tij, Llagami kryetarja e KLGJ-së është në shërbim të tij.

Se si Pranvera Pustina, gruaja e Florian Pustinës ishte dhe është shefe e kabinetit të Olsi Çelës, prokurorit të Përgjithshëm, që nuk merrte masa për gjyqtaren me 333 mbiemra se, prej asaj ka mbetur 333 ditë lideri i opozitës atje, me urdhër të Edi Ramës, patjetër.

Se si Rakipi, që është sot në Magjistraturë dhe pagohej po nga kjo. Se si të gjithë këta, përfshirë dhe njërin që bënte vetingun gjyqtarëve, që ky mostra këtu e kandidonte edhe për deputet me G99.

Se si, Bushka, kryetarja e Komisonit të Ligjeve, dhe kjo në shërbimin e tij, me paratë e tij, me shoqatat e tij, bashkë me këtë Irakliun, marrin tendera dhe punojnë në bashki.

Të gjithë këta në shërbim të këtij njeriu.

Si ka mundësi që liderin e opozitës e mbajtën në ‘arrest shtëpie’ se kishin frikë se mos prishte prova, po ky mafiozi që ka kapur gjithë drejtësinë, a nuk keni frikë se po ju prish prova.

Pse është i lirë, pse është në punë ky hajdut.

Ky kishte ngritur skemën më të tmerrshme, e kam thënë dhe e përsëris, këta nuk janë qeveritarë të shtetit, por qeveritar të shoqatave.

Ky nuk është kryetar bashkie i një qyteti, por kryetar bashkie për shoqatat.

Këta nga mëngjesi në darkë vetëm vjedhin, ëndërrojnë si të vjedhin, edhe kur hanë buk vjedhin, edhe kur flejnë gjumë vjedhin, këta vjedhin 24 orë në 24, nuk e ndalin vjedhjen.

Nuk ka shqiptarë që nuk e di se Erion Veliaj është hajdut.

Kur i gjen ‘Plug’ gjithë ato fakte e prova, ky Skapi i partisë, pse nuk i gjen.

Ku do ti gjejë Dumani. Tre shtëpia një Duman. Ky që me një rrogë blen tre shtëpia, e shqiptarët me tre rroga nuk blejnë dot një dhomë gjumi sot”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

“New Eastern Europe” : Rama një autokrat që ka zhdukur demokracinë, pasoja të rënda nëse BE e mbështet

Alejandro Esteso Pérez Në pushtet të pandërprerë që nga viti 2013, kryeministri shqiptar Edi Rama …