Kryetari i PD, Sali Berisha mori pjesë në promoivimin e librit “Narkodiktatura shqiptare në oborrin e Europës” të publicistit të njohur Ndriçim Kulla.
Berisha tha në fjalën e tij se, drama shqiptare është sa kombëtare, aq edhe ndërkombëtare.
“Mirëdita.
I dashur Ndriçim, të dashur miq të pranishëm në këtë paraqitje të një kryevepre të letërsisë politike botërore.
Nuk mund ta nis me fjalë të tjera veçse me një përulje me mirënjohjen më të thellë, me nderimin më të madh për autorin e kësaj kryevepre, intelektualin e shquar, Ndriçim Kulla dhe botuesin Xhevahir Lleshi.
Të dashur miq, kohërat gjithnjë stampohen në monumente ngjarjesh, shtetarësh, barbarësh, demokratësh, etj. Por mes të gjitha monumenteve që njeriu ndërton, libri është monumenti më i pavdekshëm. Edhe karikatura Bujar, edhe ajo është.
Libri është monumenti më i pavdekshëm.
E nisa me ato fjalë që buronin nga shpirti dhe zemra sepse duke i përkitur një gjenerate që gjysmën e jetës, ose më shumë, e kaloi në diktaturë oruelliane, diktaturë staliniste, më e egra që Europa e pasluftës kishte njohur.
Unë isha politikan tremujor kur gjendem në Paris në mes të shtetarëve më të shquar të Europës, Helmut Kolit, Megi Theçer, etj me radhë.
Unë isha i ulur në një tavolinë diku nga gjysma e dytë e sallës dhe dëgjoj aty Zhak Shirakun të thotë se prania e Sali Berishës këtu është dëshmia e suksesit më të madh të revolucionit demokratik.
Sali Berisha ishte një politikan tre muaj, por në atë deklaratë, Enver Hoxha u cilësua Hitleri shqiptar i pasluftës.
Rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës ishte një çlirim jo vetëm për shqiptarët, por për mbarë Europën.
Tani, sado dhe cilado që ishte diktatura staliniste e Enver Hoxhës, një studiues i madh, të cilit unë në shumë pikëpamje i kam besuar tezat e tij, Samuel Hantington, kur përshkruan diktaturat, shkruan se diktatura e bandës është më e keqja, më e keqja se nazistja, më e keqe se staliniste, më e keqe se teokratike.
Sepse, thotë Hantington, kjo diktaturë rregulla nuk ka, kjo ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit.
Koha, fatkeqësia e solli që ne ta përjetojmë, jashtë çdo lloj imagjinate, se ne në zemër të Europës do përjetonim një ditë, pas diktaturës staliniste, diktaturën e bandës, narkodiktaturën.
Diktaturat, dhe në këtë aspekt studiuesi i shquar i mendimit shqiptar, i letrave, që me publikimet e tij ka ndriçuar figurat më të shquara të këtij mendimi, i ka kushtuar veten, penën e tij, mendjen e tij studimit të gjeniut të letrave shqiptare, Ismail Kadaresë, tani e tha bukur Bujari, devijon në pamje të parë dhe me një guxim korifeu shkruan, publikon këtë kryevepër.
E them kryevepër me bindjen më të thellë të një vlere të jashtëzakonshme për ne shqiptarët, por jo më pak e vlefshme se sa për kombin amerikan.
Jo më pak e vlefshme se sa për të gjithë njerëzit e lirë kudo në botë.
Drama shqiptare është sa kombëtare, aq edhe ndërkombëtare dhe kjo është e vërteta.
Në këtë dramë, në këtë ferr, siç me shumë të drejtë, se në qoftë se do kishte një sinonim tjetër diktaturat, sinonimi më i merituar për to është ferri, në këtë ferr, në rrathët e të cilit Ndriçim Kulla zbret një nga një zhvillimet e këtij vendi, nuk është një dramë vetëm shqiptare, ajo është një dramë ndërkombëtare”, tha Berisha.