Gjatë fjalës së mbajtur në promovimin e librit librit “Narkodiktatura shqiptare në oborrin e Europës”, të publicistit Ndriçim Kulla, kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje intelektualëve se, duhet të jenë kritikë me pushtetin.
“Ndriçim Kulla, po ta shohësh nga një aspekt veprën e tij, është vepra e të paimagjinueshmeve.
Por reale dhe të vërteta të pamohueshme.
Këto të paimagjinueshme ngadalë po shndërroheshin në politikë zyrtare të SHBA.
Zoti e shpëtoi Amerikën, por shpëtoi njerëzit e lirë kudo në botë.
Sepse fushata, qytetarë nga e gjithë bota bashkohuni dhe hajdeni si emigrantë ilegalë dhe po të doni të ndryshoni gjininë, ua paguan shteti, ishte çmenduria më e madhe. Tejkalonte Marksin.
Dhe Edi Rama është kjo rrymë.
Me të gjithë trashëgiminë e tij që nuk e dënoi kurrë.
Kur u firmos varja e Havzi Nelës, një pjesë e anëtarëve të presidiumit nuk kanë firmosur, merrni aktin.
I pari që ka firmosur pas Ramizë Alisë është Kristaq Rama.
Nuk ka akt pushkatimi që nuk e ka firmosur, gjer te fshatari i Vithkuqit, që duhej ta ekzekutonin për të terrorizuar fshatrat e Vithkuqit, vranë një njeri, i thanë e vrave ti. Jo, tha, unë nuk kam pasur kurrë armë në dorë, jam i persekutuar, edhe në repart kam pasur armë druri.
Ramiz Alia dhe Kristaq Rama firmosën pushkatimin e tij.
Mendoni ju që ky diktator që arreston kundërshtarët politikë, që i rrëmben në mes të rrugës, i tërheq zvarrë dhe i godet, në këtë aspekt është më pa etikë se paraardhësi i tij.
Kjo është kryevepra.
Ndriçim Kulla e zbret atë nga njëri rreth në rrethin tjetër të ferrit dhe ia thotë ato të vërteta në sy.
Dy fjalë, Ndriçim me këtë vepër je paraqitur si një misionar i vërtetë për inteligjencën shqiptare.
Të dashur miq, inteligjenca është gjithnjë një pasuri kombëtare, por ka një sëmundje të tmerrshme.
Sëmundja e tmerrshme e inteligjencës është konformizmi.
Lexoja dje Agim Xhafkën, dhe rikthente me shumë stil kohën tonë të dublicitetit, sa do që nuk i donim gjërat, por detyroheshim t’i nënshtroheshim.
Por Xhafka nuk e rikthente atë sa për kujtesë. Jo, jo, e rikthente për aktualitetin, për dublicitetin e sotëm.
Vritet një nxënës në mes të shkollës, ku janë intelektualët e arsimit?
Ky libër pra është një kushtrim, një thirrje për çdo intelektual, të mos harrojmë kurrë se ai duhet të jetë grindës i përjetshëm me pushtetin.
Njeriu modern është njeri kritik.
Ndriçim Kulla ka bërë të veten, ka lëshuar kushtrimin.
Edhe njëherë, ndjehem pafundësisht mirënjohës për këtë kryevepër të letërsisë politike, jo vetëm shqiptare, por me bindjen time më të thellë, europiane dhe botërore”, u shpreh Berisha.