Berisha: Nga forcë e qëndresës tani të kthehemi në forcë politike të fitores!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që nga forcë e qëndresës siç e kanë vërtetuar përgjatë këtyre 3 viteve, të kthehen në forcën politike të fitores.

Berisha tha se, nga forcë e qëndresës, tani duhet të kthehemi në forcë politike të fitores. Ndërkombëtarët tani e dinë që Rama nuk bën zgjedhje.

“Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Të nderuar drejtues të PD në këtë panel, të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD kudo që jeni.

Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar mblidhet në një moment kthese të madhe, të drejtuesve, anëtarëve, mbështetësve të PD të cilët u dëshmuan në këto kohëra të vështira, mbrojtës të palëkundur të atyre vlerave dhe parimeve që njerëzit e lirë mbrojnë në të gjithë botën, dhe ne e bëmë këtë detyrë.

Ne e bëmë këtë detyrë në kushtet më të papërshkrueshme, sepse të mbrosh, qëndrosh për vlerat themelore të konservatorëve, të qëndrosh për familjen, vlerat e saj, dinjitetin njerëzor, interesin kombëtar, kryen një mision, kryen një detyrë.

Kur qëndron dhe në vetmi të madhe, e kryen dy herë më shumë këtë detyrë. Ndaj dhe sot ne mblidhemi në një moment kthese, në një moment kur ne duhet të kalojmë, nga forcë të qëndresës, në forcë politike të fitores.

Ne në mënyrë të përsëritur ua kemi përsëritur shqiptarëve se jemi shpresa e vetme. Natyrisht nuk ishim ne shkaku i kësaj se, ishim shpresa e vetme, por ne ishim ata që vendosëm të bëjmë gjithçka, për të mbetur shpresa e pashuar e shqiptarëve, dhe ky ishte një vendim shumë i drejtë.

Kjo sepse në kushtet e diktaturës, shumë njerëz heshtin, të tjerë akomodohen, të tjerë pajtohen, pra ka shumë zgjidhje.

Ne nuk heshtëm, nuk u pajtuam, nuk u përshtatëm, dhe ne ja dolëm, ja dolëm të qëndrojmë, ja dolëm që zëri ynë të arrijë nga një zë i mbytur në një zë që u dëgjua, jehoi në të gjithë botën.

Ja dolëm që të drejtat që ne mbrojtëm, të gjejnë një mbështetje botërore, në kuptimin e spektrit politik, spektrit të qendrës së djathtë.

Ja dolëm që Shqipëria s’është më kurrë ajo që përshkruhej, ajo që paraqitej nga propaganda, por realiteti shqiptar tashmë është i stamposur në tre dokumentet më madhore të organizatave më të fuqishme të forcave politike të qendrës djathtë, të Partive Popullore Europiane, të Internacionales Demokrate të Qendrës dhe Bashkimit Ndërkombëtar për Demokraci.

Këto janë një arritje historike, sepse për fat të keq, me mekanizma absolutisht të paligjshme, kriminale, me një propagandë të shfrenuar kundërshtari ynë kishte arritur të paraqesë në Shqipëri dhe në botë, një realitet që nuk ekzistonte, një Shqipëri që nuk ekzistonte.

Shqipëria që ekzistonte është ajo që mbronim ne, ajo që denonconim ne, ajo për të cilën ne ftonim shqiptarët ta ndryshojmë.

Dhe kjo përbën një arritje të madhe, në shumë aspekte”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kalaja: Veliaj të japë llogari për orgjitë që ka bërë në institucionin që drejton!

Aktivistja Adriana Kalaja thotë se, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duhet të japë llogari për …