Blushi: Erion Veliaj dinozaur i vjedhjes në Tiranë, edhe sot vazhdon e vjedh…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi duke folur në protestën tek Bashkia e Tiranës, kërkoi largimin e Erion Veliajt. Blushi ka hedhur akuza dhe ndaj SPAK, që sipas tij na tregon ‘Harabelin’, kur Veliaj është një dinozaur i vjedhjes.

“Jemi këtu për të denoncuar një hajdut, fytyrat e të cilit duhet të stampohen në çdo kosh mbeturinash dhe duhet të jenë një manual se si, një djalë i ri që hyri në politikë me kanatjere dhe pantallona të shkurtëra, dhe që sot ka ndërtuar një pasuri multimilionësh, mbi gjakun, djersën dhe mbi mundin e qytetarëve të thjeshtë të këtij qyteti.

Një pasuri e cila fillon e ndërtuar mbi gjakun e një minoreni i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës, mbi gjakun e Ardit Gjoklajt, gjaku i të cilit nuk e ka tronditur drejtësinë.

Vijoi vit pas viti pasurinë e tij e cila deri dje ishte një kosh me bisht dhe sot janë me qindra kulla në Tiranë ku pastrohen paratë e tij të pista. SPAK mbyll sytë, nuk bën drejtësi dhe së fundmi ka hapur një tender se kur do ta ndalojë Erion Velaijn.

Në fakt kjo është një aktakuzë për vetë SPAK dhe për këtë tender të fëlliqur që tregon se edhe njëherë se ky institucion është në varësi direkt të Edi Ramës dhe se është ai që vendos se kur, Erion Veliaj duhet të hyjë në burg, para apo pas zgjedhjeve.

Ndërkohë që SPAK vazhdon të merret me ‘Harabelat’ e Erion Veliajt.

Unë po i tregoj një provë, një firmë të kryetarit ilegjitim të Bashkisë së Tiranës. Ja ku e ke urdhrin. Është kjo firmë që i hapi udhën inceneratorit që nuk ekziston të Tiranës, është kjo firmë që gllabëron çdo ditë 70-90 mijë euro taksa të qytetarëve të Tiranës. Mjafton kjo firmë që Erion Veliaj të ishte arrestuar 7 vite më parë.

Ndërsa SPAK na tregon se ku ndodhet ‘Harabeli’, merret me disa para që bashkëshortja e Erion Veliajt paska përfituar. Në fakt janë shumë qesharake, dhe me shumat e Harabelit ai del një xhepist urbanësh, ku ndërkohë ai është një dinozaur i tmerrshëm i gllabërimit të qindra milionë euro të taksave tuaja. Edhe sot e kësaj dite vazhdon e vjedh dhe asnjë nuk i hyn në këmbë.

Jemi shumë pranë fitores, edhe pak kohë na duhet të rrëzojmë këtë regjim, që kapi për fyti edhe drejtësinë që ka kapur për fyti, edhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, ku kemi depozituar edhe aty një tjetër kallëzim për taksën e përkohshme shkollore”, tha Tedi Blushi.

About Redaksia

Check Also

“New Eastern Europe” : Rama një autokrat që ka zhdukur demokracinë, pasoja të rënda nëse BE e mbështet

Alejandro Esteso Pérez Në pushtet të pandërprerë që nga viti 2013, kryeministri shqiptar Edi Rama …