Aktivistja Adriana Kalaja tha gjatë fjalës së saj në protestën para Bashkisë së Tiranës, i mbani mend deklaratat e ambasadorëve të korruptuar, pse nuk dalin më, se ishin mësuar me opozitën e nënshtruar.
“Për t’u bashkuar me çdo gjë që u denoncua sot, dhe ju e dini se unë nuk lodhem kurrë po më dhatë mikrofon dhe pistoletë dhe për shkak të orës që u mbivendos sot dua të ndaj me ju dy probleme shumë të rëndësishme. Para dy ditësh festuam 34 vjetorin e krijimit të PD. Është e vetmja parti në të gjithë lindjen që i mbijetoi shpërbërjes. I mbijetoi edhe shpërbërjes tre vjeçare të fondacionit Soros.
Vetëm dekorimi që një mafioz si Blinken i dha një banditi si Dumani tregon se kjo është një projekt për shfarosjen e PD për shfarosjen e pluralizmit dhe të demokracisë. Çfarë bëri PD dhe çfarë bëri Sali Berisha. Qëndruan, luftuan dhe fituan.
I mbani mend deklaratat e ambasadorëve të korruptuar. Pse nuk dalin më, se ishin mësuar me opozitën e nënshtruar.
Do shprehja një konsideratë të madhe për gazetarët e “Plug” dhe “Piranjave” në Syri tv, sepse ju duhet ta dini shume mirë, secili prej nesh, sidomos këta që janë gazetarë e kanë më të lehtë të bëjnë zvarranikun e pushtetit, të mbushin xhepat ndaj pagatorëve e tutorëve si Veliaj e Rama, por kanë zgjedhur t’i shërbejnë Shqipërisë me të vërtetat. Ndaj kjo është thirrje për të gjithë ju që akoma nuk e gjeni vendin ku jeni.